LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit: Mediat të përfshihen urgjentisht në skemën e Qeverisë së Kosovës për paga shtesë

Oda e Afarizmit: Mediat të përfshihen urgjentisht në skemën e Qeverisë së Kosovës për paga shtesë

Oda e Afarizmit kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’i përfshijë mediat si sektor i rëndësishëm për paga shtesë pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit në vend.

OAK përmes një njoftimi, thotë se kjo duhet bërë me qëllim të përballimit të kësaj situate.

“OAK ripërsërit kërkesën e saj të bërë tek Qeveria, që mediat të përfshihen në skemën e Qeverisë për pagë shtesë ashtu siç parashihet me pikën 6. Kjo bëhet në bazë të diskutimit që OAK ka bërë me mediat anëtare, të cilat kanë shfaqur shqetësim të madh si rezultat i gjendjes së krijuar dhe rrezikut që janë duke u përballur, me qëllim të informimit të shpejtë dhe të saktë të qytetarëve”, thotë OAK, përcjell Telegrafi.


Oda thotë se qeveria duhet t’i trajtojë drejtë të gjithë qyetarët në menyrë të barabartë.

“Puna e mediave në terren, paraqet jo vetëm rrezik të drejpërdrejtë për punën e tyre por gjithashtu ata janë duke rrezikuar edhe familjet e tyre nga një infeksion potencial. OAK vlerëson që qeveria duhet të trajtojë të gjithë qytetarët e barabartë në këtë kohë të rëndë me të cilën jemi duke u përballur të gjithë”, vijon njoftimi.

Në fund, OAK kërkon edhe nga mediat, që siç janë duke raportuar në baza të rregullta për të gjitha zhvillimet dhe janë duke përkrahur institucionet dhe bizneset, gjithashtu të raportojnë edhe për gjendjen e tyre jo të mirë në këtë kohë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Ngrihen çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë

Ngrihen çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Kalo në kategori