E larguan nga Sioni shkaku i krizës së coronavirusit, Alex Song i tronditur nga vendimi arbitrar
Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Barcelonës, Alex Song ka thënë se ishte i tronditur që u largua nga FC Sion këtë muaj dhe atë me një vendim të njëanshëm.
Song dhe tetë lojtarë të tjerë, duke përfshirë një lojtar tjetër ish-lojtar të Arsenalit, Johan Djourou dhe dyshen shqiptare, Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami u larguan në mënyrë arbitrare nga skuadra zvicerane.
E gjithë kjo erdhi pasi ata nuk arritën t’i përgjigjen pozitivisht një mesazhi në WhatsApp nga presidenti i klubit Christian Constantin, duke refuzuar ofertën e tij për ulje pagash.
Kjo bëri që presidenti i klubit të marr vendim për largimin e nëntë futbollistëve të ekipit dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak Songut, i cili do ta ndjek anën ligjore.
“Avokati im do të kujdeset për këtë, le të shkojmë në FIFA. Ne do t’i mbrojmë të drejtat tona”, ka thënë fillimisht Song për RMC Sport.
“Ne luajtëm një miqësore të premten (20 mars) dhe ne duhej të takoheshim me Presidentin të hënën, pastaj të martën. Ne nuk kishim asnjë lajm”.
“Ne morëm një mesazh në WhatsApp të martën pasdite për të na thënë që të gjithë duhej të nënshkruanin një letër ku thuhej që pagat tona po uleshin, se ne do të paguheshin rreth 12,000 euro ”.
“Ne do ta kthenim letrën të nesërmen në mesditë. Ne e morëm këtë dokument pa shpjegime”, përfundoi mesfushori i njohur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe