LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kurti shkeli Kushtetutën, qytetarët të mos respektojnë vendimin për kufizimin e lëvizjes

Thaçi: Kurti shkeli Kushtetutën, qytetarët të mos respektojnë vendimin për kufizimin e lëvizjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka shkelur Kushtetutën me vendimin e tij për kufizimin e lëvizjes së njerëzve dhe automjeteve.

Thaçi këto komente i bëri në një konferencë të jashtëzakonshme të thirrur për media, teksa ka bërë thirrje që qytetarët të mos e respektojnë vendimin e kryeministrit Kurti, transmeton Telegrafi.

“Vendim i rrezikshëm, kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij kanë shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Kosovës, është e papërgjegjshme insitucionalisht dhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës. Vendimi për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve paraqet shmangie nga të drejtat e lirive të njeriut që garantohen me Kushtetutën e Kosovës. Vendimi është antikushtuetues, qytetarët nuk janë të detyruar t’i respektojnë vendimet antikushtetuese. As Policia as organet e sigurisë nuk duhet të respektojnë këtë vendim, sepse edhe vetë do të bëjnë vepër penale”, tha ai, raporton Telegrafi.


Thaçi tha se kufizimi i lëvizjes së qytetarëve mund të bëhet vetëm nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Në fund të konferencës, Thaçi tha se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese që të pezullohet vendimi i Qeverisë.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve, në intervalin prej orës 10:00 deri në 16:00 dhe prej orës 20:00 deri në 06:00./Telegrafi/

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/213909756384119/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori