LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi afati për paraqitjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët duan të kthehen në vend

Përfundoi afati për paraqitjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët duan të kthehen në vend

Përfundoi afati në të cilin qytetarët e Maqedonisë së Veriut të bllokuar në hapësirat ndërkufitare ose në aeroporte kanë mundur të paraqiten në përfaqësitë më të afërta konsullore. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Transportit do të organizojnë fluturime humanitare dhe konvoje që të mund të kthen në vend.

Sipas informacioneve zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të tillë janë rreth 2.300 qytetarë, më së shumti të bllokuar në vendet evropiane. Të gjithë që në mënyrë të tillë do të arrijnë në shtet do të vendosen në karantinë të obligueshëm prej 15 ditëve.


Qytetarët kanë mundur të paraqiten në e-mail adresat dhe telefonat e përfaqësive diplomatike-konsullore të RMV-së në vende ku gjenden ose në përfaqësinë më të afërt konsullore në vend fqinj ose në vendin e rajonit.

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, paraqitja e qytetarëve ishte e rëndësishme që të ketë evidencë dhe të dhëna të sakta, që të mund të fillojë organizimi i konvojeve.

Ai të shtunën paralajmëroi edhe se këto ditë do të organizohet konvoj humanitar nga Mali i Zi ku ka rreth 70 qytetarë tanë. Edhe ata nëse vijnë në vend do të vendosen në karantinë të obligueshme. Shpenzimet do të jenë në barë të shtetit.

Kontaktohen edhe të gjitha vendet nga zona e shengenit – nëse disa qytetarë për shkak të situatës aktuale me koronavirusin e kalojnë afatin për maksimum qëndrim prej 90 ditëve të mos mbajnë pasoja juridike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori