LAJMI I FUNDIT:

​Ismaili: Mungesa e testeve në kufij ka sjellë shumë raste me coronavirus në Kosovë

​Ismaili: Mungesa e testeve në kufij ka sjellë shumë raste me coronavirus në Kosovë

Ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka shprehur shqetësimin për shkak të mungesës së testimeve masive për të parandaluar përhapjen e coronavirusit Covid-19, duke thënë se neglizhenca e institucioneve mund të jetë e kushtueshme për jetën e qytetarëve.

Ai në një konferencë për media tha se mungesa e testimeve për coronavirus është duke mundësuar shpërndarjen e kësaj sëmundjeje të rrezikshme.


“Sot për fat të keq u shënua viktima e parë, andaj i shpreh ngushëllime familjes Haliti. Shpresojmë të jetë viktima e fundit. Është një moment i vështirë. Mungesa e testimeve të shumta kanë krijuar një situatë që coronavirusi është shpërndarë në shumë komuna të Kosovës. Kjo është bërë nga fakti që nuk kemi arritur që të kemi një vetizolim dhe të mbrojmë kufijtë tanë. Mungesa e testeve në kufijtë tanë ka sjellë shumë raste me virus në Kosovë”, tha ai.

Ismaili ka apeluar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar këto raste.

“Të jashtëzakonshme gjendjen mund ta bëjë mungesa e testimeve më të mëdha. Jam shumë i brengosur që nuk është e mjaftueshme. Në Kosovë është duke u bërë një luftë e vrazhdë politike”, tha ai.

Ndryshe, Kosova ka regjistruar sot rastin e parë fatal me coronavirus dhe deri më tash janë konfirmuar 31 raste me të infektuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori