LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e do yllin e Sassuolos, Jeremie Boga

Barcelona e do yllin e Sassuolos, Jeremie Boga

Barcelona thuhet se është e interesuar për sensacionin e Sassuolos, Jeremie Boga, por Chelsea thuhet se ka një mundësi riblerjeje prej 14 milionë eurosh.

Sulmuesi anësor ka qenë një yll i padiskutuar në Serie A këtë sezon me tetë gola dhe katër asistime deri më tani.


Kjo ka rënë në sy të Barcelonës, pasi gazeta spanjolle Sport pretendon se katalunasit po përgatisin një ofertë verore për lojtarin.

Chelsea dhe Sassuolo negociojnë të ardhmen e Bogas
Lexo po ashtu Chelsea dhe Sassuolo negociojnë të ardhmen e Bogas

Sidoqoftë, Daily Mail rithekson se Chelsea ka një mundësi riblerjeje prej 14 milionë eurosh për Bogan dhe plotësisht synon ta përdorë atë.

Nëse ata vendosin ta mbajnë Bogan pasi të aktivizojnë klauzolën apo ta shesin me një fitim mbetet për t’u parë.

23-vjeçari u shit te Sassuolo për vetëm tre milion euro në verën e vitit 2018. /Telegrafi/