Në kuadër të forumeve virtuale të cilat po organizohen nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë pas situatës së pazakontë të shkaktuar nga pandemia globale COVID-19, zyrtarë të Doganës së Kosovës, si dhe përfaqësues të bizneseve tregtare dhe transportuese folën për fluksin e tregtisë, transportin vendor dhe ndërkombëtar, si dhe procedurat e kalimit kufitar dhe zhdoganimeve.
“ Në forumin Tregtia në Kohën e COVID-19 u diskutuar për problemet me të cilat po ballafaqohen kompanitë vendore tregtare e prodhuese pas masave kufizuese të ndërmarra në shumë sfera me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj pandemie, e rrjedhimisht edhe gjenerimi i rekomandimeve të cilat mund të ndërmerren nga Qeveria e Kosovës në përkrahje të tyre.
Bashkim Arifi, Drejtor i Departamentit të Operacioneve Kufitare në Doganën e Kosovës theksoi se pavarësisht kufizimeve në burimet njerëzore, Dogana e Kosovës po realizon të gjitha funksionet e saj me kapacitete të plota, në të gjitha vendkalimet kufitare, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të mallrave, e sidomos atyre strategjike. Vështirësitë megjithatë paraqiten nga shtetet fqinje të cilat kanë kufizuar punën e personelit kyç, përfshirë edhe ato të kujdesit shëndetësor, gjë që po vështirëson kalimin kufitar.
Ai theksoi se Dogana e Kosovës ka përshpejtuar procesin zhdoganues për të mundësuar rrjedhë normale në furnizimin me mallra për qytetarët, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye për panik, meqë importet e përditshme nuk do të ndikojnë në asnjë mungesë të artikujve esencialë për qytetarët, përfshirë këtu edhe grurin dhe miellin”, thuhet në njoftimin për media.
Avni Krasniqi nga kompania tregtare Delfin LTD, e njëherit edhe Kryesues i Komitetit të Tregtisë dhe Doganave në Odën Amerikane u shpreh se sa i përket furnizimit me mallra, nuk po raportohet për ndonjë problem kontraktual me furnitorët, duke shtuar se sfidat lidhen me qarkullimin dhe trafikun e mallrave. Si probleme kryesore ai i konsideroi kufizimet me të cilat po ballafaqohen në korridoret nga shtetet fqinje, duke e marrë parasysh se shumë shtete të rajonit kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19.
Sidoqoftë, Krasniqi cilësoi se një pjesë e madhe e furnizimit ende është duke funksionuar në mënyrë të mirë, dhe theksoi se nuk ka nevojë për panik, e as për blerje përtej nevojave.
Besir Çmega nga kompania Railtrans, u shpreh se transporti i mallrave përkundër disa pengesave është duke qarkulluar mirë. Sidoqoftë, ai i ftoi institucionet e shtetit që të marrin në konsideratë edhe nevojat e transportueseve para marrjes së vendimeve dhe të bëjnë lehtësime përkitazi me dokumentet për transport.
Çmega shtoi se njëri ndër problemet kryesore me të cilat po përballen kompanitë transportuese, është çështja e karantinimit të shoferëve në shumë shtete, e cila po zvogëlon potencialin e dërgimit të kamionëve dhe njëkohësisht edhe disponueshmërinë e shoferëve për t’i kryer këto dërgesa. Si problem tjetër ai përmendi edhe mungesën e informimit në kohë reale nga doganat e shteteve fqinje për vendimet e tyre, ku dhe sugjeroi doganën e Kosovës të lëshojë njoftime të përgjithshme për këto ndryshime.
Çmega sugjeroi të zëvendësohet transporti rrugor me forma alternative si transporti detar ose ai hekurudhor, me shtetet të cilat këto alternativa i kanë të disponueshme, në mënyrë që të tejkalohen problemet e përmendura më lartë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s’keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh
Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë
Ha shëndetshëm dhe shijshëm me fritezën me Ajër Hisense
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Bachelorette Night në Gold Class në Cinestar Megaplex!
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron