LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së: Duke parë mbështetjen popullore për Vetëvendosjen, partitë politike i ka kap paniku

Deputeti i LVV-së: Duke parë mbështetjen popullore për Vetëvendosjen, partitë politike i ka kap paniku

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka reaguar pas takimit që kanë zhvilluar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Rrahmani ka pohuar AAK po mbështet mocionin për rrëzimin e Qeverisë, e cila ka për qëllim kryesor largimin e taksës 100% dhe nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, transmeton Telegrafi.

“Në këtë nivel kanë ardh subjektet politike, sa që nuk zgjedhën mënyrë e metodë kundër qeverisë Kurti. Duke parë suksesin kaq të madh për vetëm një muaj qeverisje, mbështetjen e madhe popullore për Lëvizjen VETËVENDOSJE! subjektet politike i ka kap PAN-iku dhe bëjnë edhe veprime të tilla”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.


Më tej ai ka thënë se me 6 tetor ka përfunduar epoka e krimit e korrupsionit dhe se qytetarët po kërkojnë qeverisjen e Vetëvendosjes.

Ndryshe, sot kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se partia e tij mbështesin mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori