LAJMI I FUNDIT:

AAK pro rrëzimit të Qeverisë, do ta përkrahin mocionin e LDK-së

AAK pro rrëzimit të Qeverisë, do ta përkrahin mocionin e LDK-së

Vendimi i kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e  Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, u bë mollë sherri në mes koalicionit qeverisës LVV-LDK.

Madje për këtë gjë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dje pasdite mblodhi Kryesinë e partisë ku morën vendim për të dalë nga koalicioni me LVV-në.

Mustafa deklaroi se Kryesia e LDK-së ka vendosur të iniciojë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti për shkak të mos heqjes së taksës dhe vendimeve të njëanshme të kryeministrit Kurti, që kanë shkelë marrëveshjen e koalicionit.


LDK del nga koalicioni me LVV-në, nis mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti
Lexo po ashtu LDK del nga koalicioni me LVV-në, nis mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti

E këtë mocion të LDK-së do ta përkrahë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kështu ka deklaruar për Telegrafin, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.

“Edhe pas mbas seancës së fundit ata nuk lanë miq për t’i mbrojtur sot, por tinëzisht na mashtruan nuk ka asnjë arsye që të mos votohet mocioni. Dihet që qëllimi i vetëm i opozitës është rrëzimi i kësaj qeverie”, ka thënë Haradinaj.

Telegrafi ka provuar të marrë qëndrim edhe nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, por nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe, kryeministri Kurti mbrëmë në konferencë për media tha se LDK-në e kanë  dhe duan ta kenë partner koalicioni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori