Maqedonia e Veriut për herë të parë në gjendje të jashtëzakonshme, sfidë për institucionet dhe qytetarët
Maqedonia e Veriut është në gjendje të jashtëzakonshme, për herë të parë që nga pavarësia e saj. Vendimi u mor dje për ballafaqim me koronavirusin në mënyrë më efektive. Ky vendim u kumtua nga presidenti Stevo Pendarovski. Ai tha se vijojnë ditë të vështira dhe se të gjithë, institucionet, politikanët dhe qytetarët, duhet të jenë po aq të përgjegjshëm, të gjithë në fushën e tyre.
Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë. Në këtë periudhë Qeveria deri te Pendarovski do të duhet të dorëzojë raport për efektet nga masat e sjella për mbrojte nga coronavirusi, çdo ditë ta informojë për aktivitetet e ndërmarra për planet e azhurnuara për veprime në të ardhmen.
“Na presin ditë të vështira. Pres që Qeveria, e cila në periudhën e ardhme do ta ketë përgjegjësinë më të madhe, do të jetë me të vërtetë në nivelin e detyrës dhe të përvojave të cilat i sjellë momenti aktual politik dhe historik. Por, edhe qytetarët duhet të jenë të disiplinuar dhe përgjegjës, të mos dalin nga shtëpia pa nevojë të madhe, t’i ndjekin informacionet nga kompetentët dhe t’i respektojnë rekomandimet. Politikanët, duhet t’i lënë mënjan të gjitha debatet, analizat dhe kalkulimet për fitimin e votave ose mandateve të deputetëve sepse ato janë të pavlefshme në krahasim me më të çmuarën: mbrojtjen e jetës së qytetarëve tanë”, porositi presidenti Stevo Pendarovski, pasi shpalli gjendje të jashtëzakonshme në shtet për menaxhim më efikas me coronavirusin.
Qeveria do të vazhdojë të funksionojë si teknike.
Pendarovski tregoi edhe sa e madhe është përgjegjësia e Qeverisë tani, duke pasur parasysh se do të mund të sjellë vendime me fuqi ligjore me qëllim të vendosjes së kufizimeve më të mëdha për lëvizjen e njerëzve, por edhe sigurimin e më shumë mjeteve për mbështetje të ekonomisë e cila por hyn në një periudhë të krizës.
Sa i përket zgjedhjeve, tha se do të duhet të shtyhen, ndërsa do të caktohen kur për këtë të krijohen kushtet.
Edhe një herë i porositi qytetarët – të mos dalin nga shtëpia pa pasur nevojë të madhe, t’i ndjekin informacionet nga kompetentët dhe t’i respektojnë rekomandimet. Ata të cilët po qëndrojnë jashtë shtetit Pendarovski i porositi se është më së miri të qëndrojnë aty ku janë për momentin derisa zgjat kjo situatë, sipas rekomandimeve të OBSH-së. Nëse vendosin të kthehen në shtëpi, jeni të mirëseardhur, siç theksoi, por duhet ta dinë se duhet t’i respektojnë të gjitha masat, e kjo nënkupton edhe mundësinë që të vendosen në karantinë.
Propozimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e bëri të ditur dhe e shpjegoi kryeministri Oliver Spasovski, pas çka ishte dorëzuar deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Xhaferi e dërgoi deri te Pendarovski i cili si shef i shtetit, ka kompetenca që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.
“Qeveria tashmë nuk ka më asnjë dilemë. Për këtë në seancën e sotme kemi vendosur gjendje të jashtëzakonshme, tani dhe menjëherë. Masat i kanë dhënë rezultatet e pritura, por duhet të përforcohen me vendosje të gjendjes së jashtëzakonshme që të pengojmë kulm akoma më të madh. Jemi të bindur se kjo mund të rregullohet vetëm me gjendje të jashtëzakonshme”, tha Spasovski në konferencën për shtyp në Qeveri.
Kryeministri sqaroi se Kuvendit shpall gjendje të jashtëzakonshme, por nëse është i shpërbërë, ekziston dispozitë kushtetuese që këtë ta bëjë presidenti i shtetit – ai mund së shpallë gjendje të jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Spasovski potencoi edhe se shteti ynë për herë të parë në historinë e saj do të japë një masë të tillë. Vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme është një nga vendimet më të vështira që e ka marrë cilado qeveri.
Në gjendje të jashtëzakonshme shteti dhe shoqëria vazhdojnë të funksionojnë, ndërsa të drejtat dhe liritë nuk kufizohen me automatizëm, theksoi kryeministri Oliver Spasovski në një shkrim të tij në Facebook. Ai theksoi se gjendja e jashtëzakonshme të cilën e shpalli presidenti Stevo Pendarovski i jep mundësi Qeverisë që të sigurojë kushte për zbatim të shpejtë dhe efikas të gjendjes shëndetësore të qytetarëve, si dhe kushte për biznesin dhe ekonominë të funksionojnë normal.
Kufizimet e qarkullimit të qytetarëve, kufizime për tubime si dhe kufizime për kryerjen e disa aktiviteteve dhe kufizimeve, janë një pjesë e masave që pritet të miratohen.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë
VLEN i reagon Valmir Azirit: Fondet shpërndahen në mënyrë transparente, në mbështetje të artistëve shqiptarë
“Komandant Bjeshka”, kandidat për deputet nga LDK – çfarë e shtyu Fadil Hadergjonajn t’i hyjë politikës
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?