Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, pas vendimit të sotëm të kryeministrit Albin Kurti që të shkarkojë Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Kryesia e LDK-së ka vendosur të inciojë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti për shkak të mos heqjes së taksës, dhe vendimeve të njëanshme të kryeministrit Kurti, që kanë shkelë marrëveshjen e koalicionit, raporton Telegrafi.
“Sot ka ndodhur një veprim i papritur e i pa paralajmëruar nga kryeministri Kurti, në kundërshtim me marrëveshjen, se duhet të konsultohet me mua nëse ka vërejtje për ndonjërit nga ministrat. Ishte një vendim arbitrar. Ky vendim na tregon që zoti Kurti nuk dëshiron të bashkëpunojë me ne. Ne kemi vendosur të nisim një mocion votëbesimi për këtë”, tha kryetari Mustafa në konferencën për medie, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.
Arsye kryesore, sipas Mustafës, është mos heqja e tarifës 100 për qind, ashtu siç kanë kërkuar SHBA-të, gjë e cila po rrezikon marrëdhëniet me aleatët.
“Në mbledhjen e kryesisë trajtuam gjendjen e shtetit, rrrezikim e marrëdhënieve me SHBA-në, si rezultat të mos-plotësimit të kësrkesës me heqjen e tarifës dhe shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu. I kam dhënë arsyet tona që në esencën e programit të LDK-së është miqësia e përhershme me SHBA-të dhe partneriteti me ta dhe nuk mund ta cenojmë integritetin tonë politik, me një vend që na ka ndihmuar ta fitojmë lirinë, ta shpallim pavarësinë e vendit tonë. Me 15 ka kapërcyer afati për heqjen e pjesshme të tarifës, me të cilën ne nuk ishim pajtuar, kam konsultuar bashkëpunëtorët e mi në LDK, dhe i kam shkruar zoti Kurtit dhe i akm thënë që deri në fund të javës ta heq taskën 100 për qind. Deri më tani nuk kam amrrë përgjigje”, tha Mustafa.
Ne nuk shohim mundësi për bashkëqeverisje, nuk shohim po ashtu interes të këtij vendi që Vetëvendosje me këto qëndrime ndaj aleatëve tanë, sidomos SHBA-të, të qëndrroj në krye të Qeverisë së vendit, prandaj do të marrim iniciativën e mocionit të votëbesimit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot e ka shkarkuar nga detyra ministrin Veliu, me pretekstin se ky i fundit, u deklarua kundër qëndrimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të situatës me coronavirus dhe se, sipas tij, Veliu ka përhapur panik, duke thënë se “numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”.
Ky vendim i kryeministrit Kurti ka bërë që të mblidhet kryesia e LDK-së e cila në një mbledhje maratonike ka vendosur që të dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit