LAJMI I FUNDIT:

Fondi Monetar refuzon kërkesën e Venezuelës për 5 miliardë dollarë ndihmë për Coronavirusin

Fondi Monetar refuzon kërkesën e Venezuelës për 5 miliardë dollarë ndihmë për Coronavirusin

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka hedhur poshtë kërkesën e Venezuelës, të shkatërruar ekonomikisht, për një kredi 5 miliardë dollarë për ta ndihmuar atë të përballonte sulmin e Coronavirusit në vend.

Presidenti Nicolas Maduro e bëri kërkesën, por në një deklaratë një orë më vonë, institucioni me qendër në Uashington në mënyrë indirekte citoi një mosmarrëveshje mbi udhëheqjen e Maduros duke mohuar kërkesën e tij.


Në një letër drejtuar shefit të FMN-së, Kristalina Georgieva, Maduro tha se një hua prej 5 miliardë dollarësh nga Instrumenti i Financimit të Shpejtë të FMN (RFI), “do të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e sistemeve tona të zbulimit dhe përgjigjes”.

Kjo ishte kërkesa e parë e vendit për kredinë ndaj FMN që nga viti 2001.

“Fatkeqësisht, Fondi nuk është në gjendje të marrë në konsideratë këtë kërkesë, sepse nuk ka ‘qartësi’ në njohjen ndërkombëtare të qeverisë së vendit. Siç kemi përmendur edhe më parë, angazhimi i FMN me vendet anëtare parashikohet në njohjen zyrtare të qeverisë nga bashkësia ndërkombëtare, siç reflektohet në anëtarësimin e FMN. Nuk ka asnjë qartësi për njohjen në këtë kohë”, tha në një deklaratë institucioni me qendër në Uashington.

Më shumë se 50 vende përfshirë Shtetet e Bashkuara nuk e kanë njohur Maduro për më shumë se një vit, pasi kaluan besnikërinë ndaj liderit të opozitës Juan Guaido i cili e deklaroi veten president të detyrës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori