Valencia ka njoftuar gjatë ditës së sotme (e diel) se ata kanë pesë raste pozitive të coronavirusit mes lojtarëve dhe stafit.
Ezequiel Garay njoftoi tashmë përmes Instagramit se ai ka rezultuar pozitiv në sëmundjen infektive, megjithëse nuk ishte i përfshirë në asnjërën nga dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve ndaj Atalantas, pasi ai e shqeu ACL-në e tij në shkurt.
Tani Valencia ka lëshuar një deklaratë duke konfirmuar se ata kanë pesë anëtarë të klubit, mes lojtarëve dhe stafit, të cilët kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.
“Valencia informon se pesë raste pozitive të coronavirusit COVID-19 janë zbuluar në mesin e stafit dhe lojtarëve”.
“Të gjithë këta persona tani janë në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore dhe u binden masave të izolimit”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.
OFFICIAL STATEMENT
➡️ https://t.co/as4stFEP9x#StayHome pic.twitter.com/DSndwbjAfz
— Valencia CF (@valenciacf_en) March 15, 2020
Natën e kaluar, Qeveria Spanjolle urdhëroi masa të ngjashme bllokimi me ato në tokën italiane, pasi numri i rasteve u rrit ditëve të fundit.
Ndryshe, këta janë lojtarët e parë të La Ligës që rezultojnë pozitiv në testin e coronavirusit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona
Milani cakton çmimin e shitjes për Theo Hernandez
Trepça kampione e Kosovës, mposht Yllin me dramë në finalen e pestë
Barcelona ka ndarë mendjen se cilin yll do ta shesë në verë
Familja e Schumacherit fiton çështjen ligjore për intervistën nga mediumi gjerman të gjeneruar me AI
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës