LAJMI I FUNDIT:

Ezequiel Garay rezulton pozitiv në test, bëhet futbollisti i parë me coronavirus në La Liga

Ezequiel Garay rezulton pozitiv në test, bëhet futbollisti i parë me coronavirus në La Liga
Valencia CF. (Photo by UEFA - Handout via Getty Images)

Pas kampionatit anglez, italian e gjerman është konfirmuar edhe rasti i parë i një futbollisti të prekur me coronavirus në La Liga.

Pandemia që ka prekur gjithë botën ka bërë që edhe dhjetëra futbollistë të prekën në gjithë Evropën.


Mbrojtësi argjentinas i Valencias, Ezequiel Garay është futbollisti i parë i prekur me coronavirus në La Liga.

Ka qenë vet futbollisti argjentinas që ka konfirmuar një gjë të tillë nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Unë kam dalë pozitiv nga testi për coronavirus. Tani ndihem shumë mirë dhe më mbetet vetëm t’i zbatojë rregullat e autoriteteve shëndetësore”, ka shkruar ndër të tjera Garay.

Ezequiel Garay. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Kësisoj argjentinasi bëhet futbollisti i parë në La Liga që ka rezultuar pozitiv pas testit për pandeminë Covid 19.

Në Serie A janë të infektuar mbi 10 futbollistë, ku Daniele Rugani është nga Juventus, teksa shtatë futbollistë janë nga Sampdoria dhe tre të tjerë nga Fiorentina.

Callum Hudson-Odoi është i vetmi deri më tani që ka rezultuar pozitiv në Ligën Premier, teksa Luca Kilian në Bundesliga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori