Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale ka zbuluar planet e tij të mundshme për jetën e tij të ardhshme, pas tërheqjes nga futbolli profesional.
Ylli i Uellsit ka edhe dy vjet në kontratën e tij me Realin dhe përkundër zërave të qëndrueshëm që e lidhin atë me një largim nga klubi, ai duket se do të mbetet.
Bale kërkohet me ngulm nga klubet angleze, por edhe ato nga Superliga e Kinës, megjithatë ka filluar të mendoj për jetën pas pensionimit nga futbollit.
Sipas mediumit Wales Online, 30-vjeçari po kërkon të hapë një restorant të dytë, të quajtur par 51, dhe hoteleria pritet të jetë “profesioni” i ardhshëm.
“Unë jam përqendruar gjithmonë te futbolli dhe nuk kam dalë shumë”, ka thënë fillimisht Bale.
“Kjo është arsyeja pse unë kam hapur biznesin tim të parë (Eleven’s Bar në Cardiff), pasi kjo u jep njerëzve një shans për të dalë dhe të shoqërohen”.
“Nuk do të luaj futboll përgjithmonë, dhe jam i interesuar të bëj më shumë nga kjo lloj gjëje në të ardhmen”, përfundoi uellsiani.
Ish-ylli i Tottenhamit ka luajtur një rol paksa të diskutueshëm deri më tani këtë sezon, edhe pse ka qenë i gatshëm dhe pa lëndime.
Zinedine Zidane ka këmbëngulur që nuk ka asnjë problem me Bale, por ai ka zgjedhur të lërë atë jashtë disa ndeshjeve të mëdha javëve të fundit, përfshirë këtu edhe fitoren e tyre në El Clasico ndaj Barcelonës.
Bale tani është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës së Real Madridit në një periudhë izolimi prej 14 ditësh, si pjesë e pezullimit të La Liga për shkak të shpërthimit të coronavirusit të njohur si Covid-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City