Më 20 korrik, Arshi Pipa, një personalitet i njohur i disidencës shqiptare, ka 100-vjetorin e lindjes. Korriku është edhe muaji kur ai ndërroi jetë. Por, ende nuk ka një temë të shënuar ndër kalendarët artistikë apo ndonjë lajm nga institucionet shtetërore për jubileun e madh të tij.
Ata që e njohin krijimtarinë dhe veprën e Arshi Pipës, shprehen se është i domosdoshëm organizimi i përvjetorit të lindjes. Kujtesa për të s’do të duhej të mungonte, jo vetëm sepse ai është disidenti i viteve 1950 dhe i arratisur nga Shqipëria komuniste, por se ka një vepër ende të panjohur e të papërkthyer deri në fund.
Një pjesë e rëndësishme e veprës së tij që është botuar në Shqipëri, u mundësua falë përpjekjeve të shkrimtarit të ndjerë Myftar Gjana, që u largua nga jeta dy muaj më parë. Ndërkohë, vepra e Pipës është shumë më e gjerë sesa ajo që është prezantuar deri më sot.
Vepra dhe veprimtaria e tij janë shumëdimensionale. Ai la gjurmë si një profesor që ka ndriçuar mendjet e studentëve në universitetet amerikane. E, mbi të gjitha, është edhe pjesëtar i një familjeje të tërë disidentësh e patriotësh, përherë të përndjekur.
Arshi Pipa, pas arratisjes nga Shqipëria së bashku me të motrën Feime Pipa në vitin 1957, jetoi si një shtetas amerikan, por krijimtarinë e tij letrare zgjodhi ta mbante të lidhur me vendin e tij të kodifikuar në gjuhë, në kohë dhe hapësirë.
Uarratis nga Shqipëria, kur kishte realizuar pjesën më të rëndësishme të veprës së tij, kryesisht atë që lidhej me studimet albanologjike dhe çështjet kombëtare. Ndërkohë, Enver Hoxha nuk do t’ia falte arratisjen, duke e cilësuar profesorin e shquar të universiteteve amerikane si “kriminel lufte” apo “kreun e reaksionit dhe armik të popullit”.
Këto do të rëndonin me plot pasoja mbi familjen, siç tregon edhe nipi i tij, Plator Kalakula.
Në këtë 100-vjetor, Plator Kalakula përcjell mesazhet e veprës së dajës së tij, duke e u shprehur se interesimi për këtë vepër është një mision që i shërben letërsisë dhe degës së studimeve albanologjike në Shqipëri. /Report TV/
https://youtu.be/IwU6ToBZmJ8
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje