LAJMI I FUNDIT:

Liga e Kampionëve rikthehet me ndeshjet e dyta: RB Leipzig pret Tottenhamin, derisa Valencia shpreson në mrekulli ndaj Atalantas – formacionet e mundshme

Liga e Kampionëve rikthehet me ndeshjet e dyta: RB Leipzig pret Tottenhamin, derisa Valencia shpreson në mrekulli ndaj Atalantas – formacionet e mundshme

Liga e Kampionëve do të rikthehet me përballjet e dyta në raundin e tetë të finales.

Rasenball Sport Leipzig do të jetë nikoqir i Tottenham Hotspurit, derisa takimin e parë në Londër gjermanët e fituan 1-0 dhe tani kanë përparësi.

Skuadra nga Bundesliga do të kërkojë edhe fitoren e dytë sonte në përballjen që fillon në ora 21:00, në mënyrë që të kalojë në çerekfinale.


Leipzig për këtë sfidë nuk mund të llogarisë në Willi Orban që është i lënduar, derisa në dilemë është paraqitja e Ethan Ampadu, Timo Werner, Konates e Kampl, që janë po ashtu të lënduar.

Në anën tjetër, Tottenhami nuk mund të llogarisë në Ben Davies, Harry Kanen, Moussa Sissokon dhe Son Heung-Ming, që po ashtu janë të lënduar, derisa në dilemë janë Steven Bergwijn e Juan Foyth.

Formacion i mundshëm i RB Leipzig: Gulacsi; Klostermann, Upamecano, Halstenberg; Mukiele, Laimer, Sabitzer, Angelino; Werner, Schick, Nkunku

Formacioni i mundshëm i Tottenhamit: Lloris; Aurier, Sanchez, Alderweireld, Vertonghen; Lamela, Winks, Lo Celso, Sessegnon; Alli, Lucas

—————————————————————————

Ndeshja tjetër që zhvillohet po ashtu nga ora 21:00, do të jetë ajo në mes të Valencias dhe Atalantas, derisa italianët triumfuan në shtëpi me rezultat të thellë 4-1.

Skuadra spanjolle do të shpresojë që t’i shënojë tri gola në Mestalla, por Atalanta është në formë të shkëlqyer dhe vështirë se mund të lejojë një gjë të tillë.

Valencia për këtë sfidë do të ketë shumë mungesa si.

Ezequiel Gaya, Elaqium Mangala, Marcos Vallejo, Piccini dhe Gomez, që janë të lënduar, derisa Gabriel ka karton të kuq. Në dilemë është paraqitja e Francis Coquelin dhe Rodrigo që po ashtu janë të lënduar.

Atalanta do t’i ketë vetëm dy mungesa si, Bosko Sutalo dhe Rafael Toloi, që janë të lënduar.

Formacioni i mundshëm i Valencias: Domenech; Wass, Diakhaby, Gabriel, Gaya; Torres, Parejo, Kondogbia, Soler; Rodrigo, Gameiro

Formacioni i mundshëm i Atalantas: Gollini; Palomino, Caldara, Toloi; Gosens, Freuler, De Roon, Hateboer; Pasalic; Zapata, Ilicic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

La Liga
Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Liga e Kampionëve
I ka ardhur fundi te Milani, por Theo Hernandez kërkohet nga dy gjigantë evropianë

I ka ardhur fundi te Milani, por Theo Hernandez kërkohet nga dy gjigantë evropianë

Serie A
Barcelonës i dështojnë planet për rikthimin në Camp Nou

Barcelonës i dështojnë planet për rikthimin në Camp Nou

La Liga
Marco Asensio po shkëlqen në Ligën e Kampionëve, 'prek' çerekfinale me Aston Villan dhe ëndërron për më shumë

Marco Asensio po shkëlqen në Ligën e Kampionëve, 'prek' çerekfinale me Aston Villan dhe ëndërron për më shumë

Liga e Kampionëve
Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

La Liga
Kalo në kategori