LAJMI I FUNDIT:

Kriminelët kibernetikë po e shfrytëzojnë frikën rreth coronavirusit për të përfituar nga shpërndarja e materialeve të rrejshme

Kriminelët kibernetikë po e shfrytëzojnë frikën rreth coronavirusit për të përfituar nga shpërndarja e materialeve të rrejshme

Shfrytëzimi i një krize shëndetësore për përfitime materiale, për fat të keq është një mundësi që është popullarizuar shumë gjatë kohëve të fundit.

Hulumtimi i Check Point, ka gjetur se kriminelët kibernetikë në mbarë botën, janë duke punuar në drejtime të ndryshime, që të përfitojnë lidhur me frikën rreth coronavirusit, transmeton Telegrafi.


Rreth 50 për qind e gjetjeve ka të bëjë me ueb-faqe të rrejshme, që thuhet se janë për këshilla, apo edhe mundësi se si të shërohet kjo sëmundje.

Apple do të largojë disa aplikacione që kanë të bëjnë me coronavirusin
Lexo po ashtu Apple do të largojë disa aplikacione që kanë të bëjnë me coronavirusin

Janari dhe shkurti ka qenë koha kur janë krijuar këtij ueb-faqe, derisa etja e njerëzve për informim, ka bërë që të grumbullojnë një numri të madh ët klikimeve dhe të shpërndahen me shpejtësi.

Grupe të ndryshme kriminale, kanë dërguar edhe e-maila, në llogari të shumta, kur ofrohet ndihmë rreth parandalimit të coronavirusit.

Të gjitha këto, kanë pasur si synim mbledhjen e informatave personale të përdoruesve, që do të përdoren më pas për veprime tjera.

Si pjesë e këtyre mashtrimeve, ka qenë një e-mail që thuhej se ishte nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa është dërguar në dhjetë për qind të organizatave në Itali.

“Janë mbi 4,000 domene lidhur me coronavirus, të regjistruara në mbarë botën”, ka gjetur Check Point, derisa janë 230 ueb-faqe që qarkullojnë në internet.

Deri më tani, janë shumë kompani që veprojnë nëpërmjet internetit, që i kanë larguar të dhënat lidhur me coronavirusin, derisa materialet të jenë të konfirmuara dhe në rregull. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Kalo në kategori