Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ishte i pranishëm në sesionin analitik të organizuar nga Komisioni Parlamentar për Integrim Evropian, për të diskutuar rreth Metodologjisë së Re të Zgjerimit të prezantuar nga Komisioni Evropian.
Ky diskutim kishte për fokus temat se: Kosova 2020 – Si t’i qasemi dhe t’i kontribuojmë bashkërisht procesit të integrimit Evropian?Çka përmban metodologjia e re e zgjerimit? Çka ndryshon nga metodologjia aktuale? Cilat janë implikimet për Kosovën dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor?
Me këtë rast Ministri Reka bëri një përmbledhje të këndvështrimit të tij për ndryshimet e prezantuara në Metodologjinë e Re të Zgjerimit të prezantuar nga Komisioni Evropian, si është arritur deri të ky ndryshim i kërkuar, si ka përfunduar dhe se si duhet nënkuptuar i gjithë ky proces për Kosovën.
Reka theksoi se i gjithë ky proces për Kosovën duhet të kuptohet jo si obligim i vështirë por, si një udhërrëfyes për të përmirësuar situatën në Kosovë. Për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, për të përmirësuar dhe rikthyer besimin e humbur të qytetarëve në Sundimin e Ligjit.
Kjo njëkohësisht do të reflekton edhe në institucionet e Bashkimit Evropian se anëtarësimin i Kosovës është vlerë e shtuar për BE-së, e jo të vlerësojnë këtë si një barrë për familjen Evropiane.
Në vazhdim të bashkëbisedimit mbi Metodologjinë e Re të Zgjerimit u shtruan mjaftë pyetje dhe këndvështrime për atë që e pretë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit Evropian dhe cilat janë hapat që do të mund të ndiqeshin për të avancuar sa më shumë në këtë proces.
Ky aktivitet i udhëhequr nga Kryetari i Komisioni Parlamentar për Integrim Evropian, Armend Zemaj u përcjell me më një prezantim të gazetares mbi Metodologjinë e Re të Zgjerimit nga Gjeraqina Tuhina, në cilësinë e ekspertes së angazhuar nga Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim GIZ respektivisht projekti i implementuar; “Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë” . /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare