Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 46 aktakuza, kundër 56 personave, për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 10 persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur 7 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 8 personave dhe 1 kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj 2 personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar shtatë persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 14 aktakuza, kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprës penale ‘’Vetëgjyqësia’’.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personi të dyshuar dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj dy personave të dyshuar. Gjithashtu, janë ngritur shtatë aktakuza, kundër shtatë personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë aktakuza, kundër shtatë personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 11 aktakuza, kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre personave dhe ka ngritur tetë aktakuza, kundër dhjetë personave për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit