LAJMI I FUNDIT:

Tyson Fury konfirmon se do të pensionohet nga boksi pas trilogjisë me Deontay Wilderin dhe meçit me Anthony Joshuan

Tyson Fury konfirmon se do të pensionohet nga boksi pas trilogjisë me Deontay Wilderin dhe meçit me Anthony Joshuan

Tyson Fury ka zbuluar se do t’i zhvillojë vetëm dy përballje dhe do të pensionohet nga boksi.

Boksieri 31-vjeçar para 11 ditësh ka mposhtur Deontay Wilderin në rimeç, për të fituar kështu titullin WBC në peshat e rënda.


Një meç për kampionin e unifikuar me Joshuan është në horizont, por ai fillimisht do të përballet në korrik me amerikanin për përballjen e tretë.

Gruaja i përgjërohet Tyson Furyt që të pensionohet nga boksi pas përballjes me Anthony Joshuan
Lexo po ashtu Gruaja i përgjërohet Tyson Furyt që të pensionohet nga boksi pas përballjes me Anthony Joshuan

Bronze Bomber ka konfirmuar se do të aktivizojë klauzolën e trilogjisë, në mënyrë që të tentojë të rikthejë titullin WBC në brezin e tij, mirëpo do të varet nëse do ia dalë.

Fur ka bërë të ditur se do t’i zhvillojë këto dy përballje, para se t’i jap fund karrierë së tij në boks, shkaku se gruaja e tij Paris është e frikësuar mos i ndodhë ndonjë gjë në ring.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Kam edhe dy përballje të mbetura, më pas do të mendojmë se çfarë do të vije më pas”, ka thënë kampioni britanik.

“Jam i pamposhtur në 31 meçe profesionale dhe është viti im i 12-të si profesionist në boks. Kam qenë tashmë kampion i padiskutueshëm në peshat e rënda. Kur mposhta Klitschikon, kam pasur të gjithë titujt, tani mendoj vetëm te Anthony Joshua”.

Eddie Hearn konfirmon se përballja Anthony Joshua – Tyson Fury mund të ndodhë në këtë vit
Lexo po ashtu Eddie Hearn konfirmon se përballja Anthony Joshua – Tyson Fury mund të ndodhë në këtë vit

“Asnjëherë nuk i kam humbur rripat, duhej të merresha me problemet e shëndetit mental, ata janë titujt e mi. Derisa një bokser nuk është mposhtur në ring, si mund të pretendoni se jeni kampion? Kam mësuar shumë gjatë këtyre viteve dhe kam punuar shumë që ta mbaj këtë rutinë. Më duhet që ta marr veten për dy javë, pas përballjes që kam zhvilluar”, ka shtuar më tej Joshua.

The Gypsy King  do të shpresoj që të fitojë edhe në trilogji ndaj Wilderit e më pas të ketë rimeçin ndaj Joshuas për titullin e kampionit të unifikuar në peshat e rënda në boks. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori