LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk kam parë politikanë më “profiterë” se Albin Kurti e Vjosa Osmani

Haradinaj: Nuk kam parë politikanë më “profiterë” se Albin Kurti e Vjosa Osmani

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i konsideron politikanë të dobët Kurtin e Osmanin.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Albin Kurti është ndër udhëheqësit më të dobët që ka parë Kosova.

“Ende nuk kam parë më profitera se Albin Kurti e Vosa Osmani. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen por ajo çfarë kemi parë deri tash ka kaluar pritshmëritë e mia [për keq]”.


Ish-kryeministri i Kosovës thotë se ka pritur që Kurti do të kërkojë nga Amerika të mos “na merr taksën”.

“Unë ende shpresoj që Kurti nuk do ta largojë taksën. Ende shpresoj se do t’i del gjumi”.

Haradinaj thotë se Albin Kurti e ka një lehtësi ndaj tij, pasi ai nuk mund të jetë subjekt i Gjykatës Speciale.

Haradinaj: Për Gjykatën Speciale, unë, Thaçi, Limaj e Veseli u bëmë kundër Amerikës e nuk u mërzitem aspak
Lexo po ashtu Haradinaj: Për Gjykatën Speciale, unë, Thaçi, Limaj e Veseli u bëmë kundër Amerikës e nuk u mërzitem aspak

“Ai gjatë luftës ka qenë në burg në Serbi. E di që ai ka pasur më shumë dëshirë të jetë në mal si unë, sesa të jetë në burg, por ai nuk e ka problemin e Gjykatës Speciale”.

Ish-kryeministri i Kosovës thotë se Kurti e Osmani nuk duhet të nguten, pasi sipas tij “do të tallen me ta një ditë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori