LAJMI I FUNDIT:

Mbishkrimi përkujtimor i Kishës së Balldrenit

Mbishkrimi përkujtimor i Kishës së Balldrenit

Studiuesit Andi Rembeci dhe Sokol Çunga, kanë kryer një studim paraprak mbi një pllakë guri të gjetur në tetor të vitit 2019, në Kishën e Shën Prendës në Balldren të Lezhës.

Kisha e Balldrenit është objekt i shekullit XII-XIII, monument kulture me murale të mahnitshme e ku thuhet se “Darka e fundit” e mureve të Shën Premtes së Balldrenit është më e vjetër se e da Vinçit.

Pllaka e guri që mbante të gdhendur një mbishkrim në greqisht, ishte e panjohur më parë. Mbishkrimi, të cilin kanë mundur ta lexojnë pjesërisht deri tani, është: :


+ Kujto o Zot shpirtrat
E shërbëtorëve të tu
Mateo, Jakob + dhe
Helenës + Stefanit

Në fund të tekstit, në rreshtin e poshtëm, është gdhendur një monogramë e brendashkruar në një rreth. Për transkriptimin, zbërthimin dhe interpretimin e kësaj monograme, autorët janë ende duke punuar.

“Kemi të bëjmë me një mbishkrim përkujtimor të personave të parë fjetur, prej të cilëve mund të shquajmë deri tani emrat e Mateut, Jakobit, Elenës dhe Stefanit (ose Elena Stefanin), të cilët, përmes kushtimit të një të treti ndaj kishës së Shën Prendës, kujtohen me emër, në ndihmë të shpirtrave të tyre, dukuri kjo e zakontë në rastin e tempujve të krishterë”, thonë studiuesit.

Për ta, fakti i qartë që shërben ky mbishkrim është bashkekzistenca e dy kulturave në këtë zonë, asaj perëndimore dhe lindore, pra, latine dhe bizantine, duke u përputhur me amalgamën kulturore dhe fetare që na diktojnë edhe pikturat murale të këtij tempulli të hirshëm. /GSh/

Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Kulture
KANGË

KANGË

Poezi
“Komedia”

“Komedia”

Kulture
ALKIMIA E FJALËS

ALKIMIA E FJALËS

Poezi
“Jetë e humbun”, leximi i dytë

“Jetë e humbun”, leximi i dytë

Kulture
Kalo në kategori