LAJMI I FUNDIT:

RDK nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e 12 prillit

RDK nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e 12 prillit

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) njoftoi se nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit.

Në arsyetimin për mospjesëmarrjen në zgjedhjet thuhet se partitë politike shqiptare kanë dështuar në krijimin e një blloku opozitar, Besa, PDSH, LR-PDSH, RDK.


“Rilindja Demokratike Kombëtare, në mbledhjen e saj të rregullt të Kryesisë Qendrore, të mbajtur sot në hapësirat e saja, vendosi me unanimitet të plotë që mos të marr pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit”, shprehen nga RDK, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se kauza e RDK-së për krijimin e një opozite të shëndoshë kombëtare si dhe beteja për sundimin e së drejtës si dhe lufta ndaj forcave anti-demokratike, anti-kombëtare do të vazhdojë në të gjitha mënyrat./Telegrafi/