LAJMI I FUNDIT:

Ismail Qemali më 1912: Serbia nuk ka të drejtë të përparojë drejt Adriatikut

Ismail Qemali më 1912: Serbia nuk ka të drejtë të përparojë drejt Adriatikut

“La Libre Parole”, ka botuar të mërkurën e 13 nëntorit 1912, në ballinë, shkrimin e gazetës austriake “Neue Freie Presse” në lidhje me reagimin e Ismail Qemalit ndaj ndërhyrjes serbe në Shqipëri. Shkrimi është si më poshtë:

“Vjenë, 12 nëntor.


Neue Freie Presse botoi një intervistë të Ismail Qemal Beut, udhëheqësit shqiptar, i cili tha se Serbia nuk ka asnjë të drejtë të përparojë drejt Adriatikut dhe të copëtojë Shqipërinë.

Në Durrës, Vlorë dhe Shëngjin nuk ka qoftë dhe një serb të vetëm. Ka disa familje serbe në Shkodër dhe disa mijëra bullgarë në sanxhakun e Dibrës.

Nëse do të shpërthente lufta midis Austro-Hungarisë dhe Serbisë, të gjithë shqiptarët do të merrnin armët në favor të Austro-Hungarisë”. /Darsiani/

Në trend Kultura

Më shumë
Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Kulture
“La Croix” (1930): “Lahuta e Malcis”, poema që rrëfen epopenë shqiptare

“La Croix” (1930): “Lahuta e Malcis”, poema që rrëfen epopenë shqiptare

Aurenc Bebja
Romët

Romët

Kulture
“Love story” apo “Fake Story”?!

“Love story” apo “Fake Story”?!

Kulture
GOSTIA

GOSTIA

Poezi
Ikbal Çika, gazetarja e parë shqiptare

Ikbal Çika, gazetarja e parë shqiptare

Kulture
Kalo në kategori