LAJMI I FUNDIT:

Mediumi i njohur zviceran, ‘Blick’ me rrëfim interesant për futbollin e Kosovës

Mediumi i njohur zviceran, ‘Blick’ me rrëfim interesant për futbollin e Kosovës

“Blick” nis rrëfimin e saj me një pyetje për lexuesit: A e dini se me numrin e futbollistëve në Super League dhe Challenge League, Kosova mund të përbënte thuajse një ekip të plotë. 22 lojtarë të Kosovës luajnë në Zvicër. Rrëfimi i tyre u plotësua edhe me përgjigje nga dy lojtarë tanë: Hekuran Kryeziu (FC Zurich) dhe Idriz Voca (Lucerne).

Ka 23 lojtarë në një skuadër futbolli. Nëse shtoni të dy ligat profesionale: Super dhe Challenge – League së bashku – përveç Zvicrës – vetëm një komb ka lojtarë më shumë: Franca me 28 lojtarë (16 SL, 12 CL). Dhe pastaj Kosova tashmë vjen me 22 lojtarë (8 SL, 14 CL). Brazili në vendin e tretë me “vetëm” gjithsej 15 lojtarë.

Nuk ka asnjë dyshim për këtë: Kosova është një komb futbolli.


“Ky sport ishte shumë i popullarizuar në ish-Jugosllavi. Dhe sot, në ndeshjet me kombëtaren, të gjithë janë plotësisht euforikë”, ka thënë fillimisht mesfushori 22-vjeçar Idriz Voca.

Biletat për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë, zyrtarisht dalin në shitje më 2 mars
Lexo po ashtu Biletat për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë, zyrtarisht dalin në shitje më 2 mars

Kosova më pas mund të kualifikohet në Kampionatin Evropian të Futbollit Euro 2020 përmes play-offit, ku fillimisht ka punë me Maqedoninë e Veriut e pastaj me fituesin e sfidës Bjellorusi-Gjeorgji.

“Një përzierje e mirë”

Historia e Ballkanit shpjegon pse kaq shumë kosovarë garojnë në ligat më të larta zvicerane.

“Kryesisht sepse shumë që ikën për shkak të luftës në atë kohë, jetojnë këtu”, ka thënë 26-vjeçari Kryeziu.

Voca e di se brezi i ri është shumë i talentuar. “U atribuohet prindërve dhe gjyshërve. Futbolli është shumë i rëndësishëm. Babai im shpesh tregonte se si shkonte nga fshati i tij në Prishtinë për të parë ndeshje futbolli”.

“Kosova është një vend i çmendur për futbollin dhe Zvicra ka një nga kurset më të mira të trajnimit në Evropë – temperamenti i Ballkanit dhe trajnimet këtu përshtaten shumë mirë”, shtoi Kryeziu.

Mentaliteti zviceran në Kosovë

Ekziston edhe një mentalitet i caktuar zviceran në futbollin kosovar (dhe gjithashtu një trajner zviceran, Bernard Challandes).

“Zvicra është një vend model”, shtoi mesfushori 26-vjeçar.

Kosova është ende një komb i ri futbolli. Me 19 paraqitje, Kryeziu ka realizuar shtatë paraqitje për vendin e tij, ndërsa Voca ka 10 ndeshje.

“Ne jemi në rrugën e duhur”

“Ne kemi luajtur një kualifikim të mirë për Kampionatit Evropian, tani do të përballemi me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse fitojmë luajmë me Bjellorusinë apo Gjeorgjinë”.

“Qëllimi ynë është i qartë: ne duam të shkojmë në Kampionatin Evropian. Në të njëjtën kohë, është e vështirë për një shtet kaq të ri të kualifikohet drejtpërdrejt përmes kualifikimeve”.

“Cilësia pothuajse nuk është e mjaftueshme për këtë. Por mund të funksionojë në play-off. Jemi të entuziazmuar të shohim se çfarë do të vijë më pas”, ka thënë Voca.

Kryeziu në anën tjetër ka folur edhe për durimin, por ka shtuar gjithashtu se jemi në rrugën e duhur.

“Eufori të madhe ka vitet e fundit. Me 26 Mars, kjo mund të rritet përsëri me një triumf në gjysmëfinalen e play-offit”, përfundoi Kryeziu.

Transfermarkt: Rritet vlera e Përfaqësueses së Kosovës në 110 milionë euro
Lexo po ashtu Transfermarkt: Rritet vlera e Përfaqësueses së Kosovës në 110 milionë euro

Futbollistët kosovarë në Zvicër

Super League

Idriz Voca (FC Luzern)

Benjamin Kololli (FC Zurich)

Hekuran Kryeziu (FC Zurich)

Edon Zhegrova (FC Basel)

Mirlind Kryeziu (FC Zurich)

Arbenit Xhemajli (Xamax)

Shkelqim Demhasaj (FC Luzern)

Qendrim Kameraj (FC Lugano)

Challange League

Eris Abedini (FC Wil)

Gjelbrim Taipi (FC Schaffhausen)

Gezim Pepsi (FC Winterthur)

Uran Bislimi (FC Schaffhausen)

Mergim Brahimi (FC Wil)

Donat Rrudhani (FC Aarau)

Jetmir Krasniqi (FC Schaffhausen)

Imran Bunjaku (FC Schaffhausen)

Rrezart Hoxha (SC Kriens)

Kreshnik Hajrizi (Chiasso FC)

Leutrim Kryeziu (FC Chiasso)

Fuad Rahimi (FC Vaduz)

Valon Hamdiu (FC Winterthur)

Liridon Balaj (FC Aarau)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

La Liga
Kalo në kategori