LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Nuk jam më i miri në botë, ajo që ka bërë Zidane nuk mund të përsëritet

Guardiola: Nuk jam më i miri në botë, ajo që ka bërë Zidane nuk mund të përsëritet
Pep Guardiola (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Pep Guardiola e ka bërë të qartë se futbolli ka përfituar nga arritjet e shumta të Zinedine Zidane si trajner i Real Madridit.

Para ndeshjes ndërmjet Los Blancos dhe Manchester Cityt, legjenda franceze i ka thurur lëvdata strategut spanjoll, si edhe e kishte kujtuar kohën kur ka udhëtuar në Gjermani për t’i ndjekur seancat stërvitore të trajnerit të dikurshëm të Bayern Munichut.


“Nderi ka qeni i joni që (Zidane) erdhi në Munih të na shikonte. Ai sapo kishte nisur punën si trajner dhe ishte nder që një prej lojtarëve më të mirë në histori erdhi atje”.

Pep Guardiola dhe Zinedine Zidane si lojtarë (Foto: Shaun Botterill /Allsport/Getty Images/Guliver)

“Që atëherë, ai e ka bërë atë që ka menduar. Ai e përfaqëson shumë mirë profesionin tonë. Është gjë e mirë për futbollin që dikush si Zidane ka arritur një sukses të tillë”, citon Marca fjalët e 49-vjeçarit.

Zidane e etiketoi Guardiolan si trajnerin më të mirë në botë, mirëpo katalunasi thotë se jo kushdo mund t’i fitojë tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi (ashtu si ka bërë legjenda franceze me Real Madridin).

Zidane: Për mua Guardiola është trajneri më i mirë në botë
Lexo po ashtu Zidane: Për mua Guardiola është trajneri më i mirë në botë

“Nuk jam më i miri në botë, artistët janë lojtarët. Asnjëherë nuk pretendoj të jem më i miri. Ajo që ka bërë Zidane në Evropë nuk mund të përsëritet”.

“Kjo tregon madhësinë e këtij ekipi (Realit). Është e pamundur të konkurrosh me ta jashtë fushe për shkak të historisë, por do të përpiqemi ta bëjmë në fushë. Secili lojtar që vjen këtu, e di se duhet ta fitojë Ligën e Kampionëve”, ka shtuar Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori