LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria hap Konsullatë në Strugë

Shqipëria hap Konsullatë në Strugë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka marrë vendim për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në qytetin e Strugës në Maqedoninë e Veriut.

“Rrethi konsullor i kësaj qendre përfshin Strugën, Ohrin, Manastirin, Kërçovën, Dibrën, Gjevgjelinë, Resnjë/rajon i Liqenit të Prespës. Pra, kjo konsullatë do të ketë rol të veçantë edhe në nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore mes tyre dhe Republikës së Shqipërisë”, shkruan Cakaj.

Ai shton se “ne do të vazhdojmë me marrjen e masave të reja në shërbim të forcimit të lidhjeve me shqiptarët e lartësimit të faktorit shqiptar në rajon”./Telegrafi/