Ngrohja globale, përmbytjet, zjarret dhe të gjitha fenomenet natyrore që po godasin sot botën mbarë nuk janë rezultat i rastësisht apo ngjarje natyrore që kanë ardhur nga hiçi! Përkundrazi!
Prej vitesh, ngrohja globale dhe ngjarje të tjera që kanë të bëjnë me klimën po kthehen në faktorë kërcënues për shoqërinë dhe njerëzimin që në çdo kohë mund të preket fatalisht nga këto fenomene.
Një studim i fundit ka zbuluar tashmë se cilat janë pesë qytetet më të rrezikuara në botë për t’u prekur nga ndryshimet klimatike.
Bangkoku, Amsterdami dhe Melburni kryesojnë top listën për riskun më të madh nga ndryshimet klimatike deri në vitin 2050.
Rritja e niveleve të detit të shkaktuara nga një rritje e temperaturave globale do të godasë kryeqytetin e Tajlandës më shumë se çdo vit tjetër, thotë Indeksi i Nestpick në parashikimin e tij. Ndikimi do të jetë gati 100 herë më i keq snë qytetet e tjera si Oslo dhe St. Petersburg.
Amsterdami dhe qyteti Ho Chi Minh në Vietnam përballen me nivele të ngjashme të ndikimit, pretendon studimi, i cili përdor një seri projeksionesh të njohura bregdetare dhe analiza të rrezikut të klimës.
Cardiff ishte qyteti i katërt më në rrezik nga ngritja e niveleve të detit dhe Londra ishte e shtata, nga 85 qytetet e marra në analizë.
Melburni, ndërkohë, përballet me kërcënimin më të madh nga nevoja e shtuar dhe disponueshmëria e ujit, zbuloi analiza e Nestpick.
Studimi paraqet lexim të zymtë për banorët e shumë vendeve, ose vizitorët në to, ku klima tashmë paraqet sfida.
Shumë vende që tashmë janë mjaft të nxehta në verë, rritja edhe më shumë e temperaturave do t’jua bëjë jetën më të ashpër edhe në mjediset me ajër të kondicionuar.
Nestpick thotë se planifikuesit e qyteteve do të duhet të kapen me ndryshimet e parashikuara në mënyrë që të lejojnë jetën të vazhdojë sa më normale.
Omer Kucukdere, themelues dhe Drejtor i Përgjithshëm i Nestpick, tha: “Një numër i qyteteve do të pësojnë ndryshime më drastike në klimë gjatë tre dekadave të ardhshme. Janë disa nga destinacionet më të njohura me migrantë që kërkojnë mundësi jashtë vendit.
Ndërsa, Agjensia e Mjedisit në Mbretërinë e Bashkuar po planifikon të shpenzojë miliarda për të trajtuar përmbytjet në Londër dhe Hollandezët kanë ndërtuar pengesën për pritshmëritë e rritjes së stuhisë Maeslantkering.
Shumë kombe mund të mos kenë kapitalin për të vendosur masa të tilla të shtrenjta, ose as nuk mund të mbështesin idenë të financimit të masave të para për kësi situatash të paparashikuara”.
Studimi zbuloi se qyteti që do të përballet me rritjen më të lartë të temperaturës nga viti 2020 deri në 2050-ën ishte Ljubljana në Slloveni, ku mesatarja e temperaturave do të rritet me 3.53C.
Qyteti i pestë është New Orleans në SHBA, ku të tjera kërcënime klimatike pritet që ta godasin këtë vend vit pas viti!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla
Letra higjienike nuk është gjithmonë higjienike! Kini kujdes se çfarë blini - ky lloj mund të jetë i rrezikshëm!
Ujori: Horoskopi vjetor për 2024
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur