LAJMI I FUNDIT:

E kishte ndjekur dy vite, Reali ka bërë gati ofertën e lartë për Camavingan

E kishte ndjekur dy vite, Reali ka bërë gati ofertën e lartë për Camavingan

Eduardo Camavinga duket se karrierën e tij do ta vazhdoj te Real Madridi.

Super talenti francez është duke mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij në Ligue 1 këtë edicion me Stadde Rennes.


Mesfushori i talentuar ka luajtur në 32 takime këtë edicion duke shënuar një gol dhe duke bërë një asistim.

17-vjeçari është ndjekur që dy vite nga gjiganti spanjoll Real Madrid që tani janë të gatshëm ta transferojnë atë.

E përditshmja spanjolle Marca ka raportuar se Los Blancos kanë bërë gati një ofertë të lartë për Rennesin që ta transferojnë francezin.

Besohet se Real Madrid do të ofrojë 70 milionë euro që ta transferojnë talentin e madh francez në Santiago Bernabeu.

Camavinga llogaritet si e ardhmja e futbollit francez, derisa te Reali e shohin si zëvendësuesin adekuat të brazilianit Casemiro.

Gjithsesi interesim për lojtarin kanë shfaqur edhe skuadrat tjera të mëdha si Juventus, Bayern Munich e Chelsea, por që Reali mbetet skuadra favorite për t’i fituar shërbimet e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori