Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se institucionet kompetente janë duke kryer hetimet intensive lidhur me vrasjen e pesëfishtë që ndodhi dje në Gjilan.
“Zyrtarja policore V. B., e cila dyshohet se është përfshirë në rast, ka qenë duke punuar në Stacionin Policor të Gjilanit dhe që nga 07.07.2017 (pas rekomandimit të psikologut të Policisë së Kosovës i është marrë arma zyrtare dhe është caktuar në punë të lehta), ky vendim është rikonfirmuar më pas edhe nga klinika përkatëse pas kontrolleve shëndetësore psikologjike të mbajtura me 16.10.2019 për shkaqe shëndetësore, e njëjta ka qenë me detyra të lehtësuara kryesisht me punë administrative, ku bazuar në rekomandimet dhe procedurat e parapara të njëjtës i ishte marrë arma zyrtare.
Në kuadër të Policisë zyrtarja është trajtuar në 14 seanca të ndryshme dëgjimore dhe këshilluese nga viti 2016 deri në fund të vitit 2019, gjersa në klinikën e kontraktuar nga Policia ajo ka mbajtur 6 seanca, ku i është caktuar diagnoza përkatëse dhe i është caktuar terapia adekuate nga komisioni mjekësor përkatës.
Trajtimin e fundit mjekësor psikologjik në klinikë e ka mbajtur me datën 03.10.2019, në të cilin trajtim gjithashtu është rekomanduar lirimi nga bartja e uniformës, përfshirë edhe armën zyrtare për shkak të gjendjes së saj shëndetësore/psikologjike si dhe i është caktuar terapia përkatëse”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë e policisë:
Lidhur me rastin e cilësuar ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘vetëvrasje’ të ndodhur me datën 18.02.2020 në rrugën “Xhevat Ajvazi” në lagjen Bujanina të Gjilanit, ku dyshohet se ishte e përfshirë një zyrtare policore, ashtu siç është bërë e ditur në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë të gjitha njësitet relevante nga Policia e Kosovës, prokurori kompetent, ekipet mjekësore, mjekësia ligjore si dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), për të kryer hetime intensive lidhur me rastin.
Ekipet e hetuesve të Policisë së Kosovës (PK) nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të PK-së është kërkuar të jenë përgjegjëse për trajtimin e rastit në aspektin hetimor, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës, të cilët në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast me pasoja tragjike, hetime këto të cilat janë ende duke vazhduar.
Zyrtarja policore V. B., e cila dyshohet se është përfshirë në rast, ka qenë duke punuar në Stacionin Policor të Gjilanit dhe që nga 07.07.2017 (pas rekomandimit të psikologut të Policisë së Kosovës i është marrë arma zyrtare dhe është caktuar në punë të lehta), ky vendim është rikonfirmuar më pas edhe nga klinika përkatëse pas kontrolleve shëndetësore psikologjike të mbajtura me 16.10.2019 për shkaqe shëndetësore, e njëjta ka qenë me detyra të lehtësuara kryesisht me punë administrative, ku bazuar në rekomandimet dhe procedurat e parapara të njëjtës i ishte marrë arma zyrtare.
Në kuadër të Policisë zyrtarja është trajtuar në 14 seanca të ndryshme dëgjimore dhe këshilluese nga viti 2016 deri në fund të vitit 2019, gjersa në klinikën e kontraktuar nga Policia ajo ka mbajtur 6 seanca, ku i është caktuar diagnoza përkatëse dhe i është caktuar terapia adekuate nga komisioni mjekësor përkatës.
Trajtimin e fundit mjekësor psikologjik në klinikë e ka mbajtur me datën 03.10.2019, në të cilin trajtim gjithashtu është rekomanduar lirimi nga bartja e uniformës, përfshirë edhe armën zyrtare për shkak të gjendjes së saj shëndetësore/psikologjike si dhe i është caktuar terapia përkatëse.
Arma e saj ka qenë duke u ruajtur në stacionin policor ku zyrtarja ka shërbyer. Mënyra si ajo ka ardhur deri tek arma është duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Si pjesë e procedurës hetimore është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes me ç’rast janë marrë gjurmët dhe dëshmitë relevante për procedurë të ekzaminimit të mëtejmë, përfshirë edhe armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Gjithashtu trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Jemi në pritje të autopsisë.
Në vendin e ngjarjes janë kontaktuar dëshmitarë të mundshëm, ku disa nga ta janë intervistuar. Më pas janë kontaktuar edhe persona tjerë me të cilët Policia ka biseduar për njohuritë e tyre për këtë rast. Gjithsej janë kontaktuar 20 persona. Informacionet e marra nga këta persona janë pjesë e procedurës hetimore.
Në Gjilan janë duke vazhduar veprimet tjera hetimore, vazhdimi i ekzaminimit të vendit të ngjarjes, identifikimi i dëshmitarëve tjerë të mundshëm, identifikimi dhe tërheqja e video dëshmive si dhe dëshmive tjera të cilat mund të shërbejnë për zbardhjen në detaje të rastit.
Pas hetimeve preliminare nën dyshimin për ‘keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’, Inspektorati Policor i Kosovës, me datën 18.02.2020 i ka rekomanduar Policisë së Kosovës, suspendimin e katër zyrtarëve policorë, komandantin e Stacionit Policor Gjilan, zëvendëskomandantin, shefin e operativës dhe një zyrtar të stafit civil.
Policia e Kosovës, bazuar në rekomandimin e IPK-së, po ashtu me datën 18.02.2020 ka bërë suspendimin e këtyre zyrtarëve policorë në kohëzgjatje prej (72) orëve, me qëllim të zhvillimit të hetimeve të pavarura. Policia e Kosovës së bashku me institucionet e drejtësisë dhe të IPK-së, është duke kryer hetime intensive, me qëllim të zbardhjes së rrethanave dhe motivit që kanë çuar deri te ky rast tragjik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë