LAJMI I FUNDIT:

Zylfie Haklaj: Berisha përdori emrin e Ramush Haradinajt për të na goditur në Suedi

Zylfie Haklaj: Berisha përdori emrin e Ramush Haradinajt për të na goditur në Suedi

Në vitin 2003, Zylfija largohet drejt Kosovës ku jeton për 5 vite. Atje, ajo ka pasur mbrojtjen e njerëzve të UÇK-së, që dikur ishin ndihmuar nga Haklajt në luftën e Kosovës.

Në kohën që ajo shkon në Suedi, vëllai i madh Hamdiu, ishte ndaluar pas një urdhër arresti ndërkombëtar të Shqipërisë.


Ai, ishte dënuar për vrasjen e vëllezërve Guxim dhe Besim Demaj në vitin 1993, ngjarje për të cilën Haklajt thonë se e ka kryer djali i tretë i familjes, Shkëlqimi, i vrarë në pritën e Qafë Luzhës.

“Në kohën që unë bëra intervistën, në atë kohë i kam treguar personelit kam thënë që akuzohem për një ngjarje në Shqipëri, pikërisht për datën 2 prill 2002, dhe u kam thënë që jam në Interpol ndërkombëtar”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Më 3 prill të vitit 2008 Zylfija dënohet ndërkohë në 16 prill, ndalohet në Suedi nga policia. Për 6 muaj, ajo do të mbahej në paraburgim, teksa gjykata suedeze shqyrtonte kërkesën e Shqipërisë për ekstradim.

“Hetuesi më vendosi një letër me emrin e Ramush Haradinaj, e më tha e njeh ti, u thashë nuk e njoh, si nuk e njeh tha: Kush të solli këtu, kush të mbajti në Kosovë, po vëllai jot Fatmiri? Kishit të dhëna që ka pasur njohje, i thashë që se ka takuar kurrë atë. Tha, po atëherë kush të mbajti në Kosovë, i thashë më mbajtën ata që mbajta në kohë lufte. Do na tregosh kush të solli, u thashë nuk ju tregoj dot sepse i vret Sali Berisha me njerëzit e tij”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Vajza e Haklajve thotë se këto informacione u ishin servirur suedezëve nga pala shqiptare.

“Sali Berisha e akuzonte Ramush Haradinaj si kriminel lufte dhe mua më akuzonte si njeri që kisha bashkëpunuar me kriminelët e luftës”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Një detaj që kurrë nuk është vënë në dukje i shpëtoi nga ekstradimi Zylfijen dhe vëllain e saj Hamdiun.

“Kur prokurorët suedezë dhe hetuesit suedez shkuan në Tiranë kërkuan dosjet tona, krahas dosjeve kanë kërkuar edhe kush e vrau familjen tonë dhe shteti shqiptarë nuk ka disponuar asnjë dosje që të thonë këta janë të akuzuarit që i kanë vraraë, dhe prokurori suedez u ka thënë: po ata kush i vrau?”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori