LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me Ziadin Selën, bisedojnë për pjesëmarrjen e popullsisë shqiptare në votime

Kurti takohet me Ziadin Selën, bisedojnë për pjesëmarrjen e popullsisë shqiptare në votime

Kryeministri i Republikës sё Kosovës, Albin Kurti, ka pritur nё një takim delegacionin e Aleancës pёr Shqiptarët nё Maqedoninë e Veriut.

Në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryeministrit bëhet e ditur se delegacioni përbëhej nga kryetari i saj Ziadin Sela, sekretari i përgjithshëm,  Arben Taravari, dhe nga anёtari i Kёshillit tё Pёrgjithshёm tё LV-sё, Bekim Qoku.


Në njoftim thuhet se Ziadin Sela i uroi kryeministrit sukses nё veprimtarinё e Qeverisё sё re, ndёrsa kryeministri nga ana e tij i uroi suksese nё fushatёn e ardhshme tё zgjedhjeve legjislative tё 12 prillit tё ardhshёm.

“Si kryeministri Kurti, edhe kryetari i Aleancёs, shprehёn bindje se koalicioni i formuar mes kёtij subjekti dhe atij tё Alternativёs do tё rrisin cilёsinё e pjesёmarrjes politike tё shqiptarёve nё Maqedoninё e Veriut, madje do tё ishte e mbarё qё tё bashkohej edhe Lёvizja Besa nё kёtё projekt tё madh pёrfaqёsimi. Njё koalicion i tillё bёn tё mundshёm maksimalizimin e pjesёmarrjes sё popullsisё shqiptare nё votime dhe organizon votёn nё ndihmё tё fuqisё politike tё shqiptarёve nё Maqedoninё e Veriut”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në takim u theksua gjithashtu se roli i mёrgatёs me pjesёmarrje tё gjerё nё votime ёshtё vendimtar pёr besim tё ri tё shqiptarёve nё politikё./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori