LAJMI I FUNDIT:

Në “Ditën e Pavarësisë”, fillon misioni i kualifikimeve për Kosovën: Flasin përzgjedhësi Marmarinos dhe lojtarët Hajrizi e Kastrati

Në “Ditën e Pavarësisë”, fillon misioni i kualifikimeve për Kosovën: Flasin përzgjedhësi Marmarinos dhe lojtarët Hajrizi e Kastrati

Basketbollistët e Kosovës, Ditën e Pavarësisë e kanë festuar, duke u përgatitur maksimalisht për dy ndeshjet para-kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023.

Ashtu siç ishte paraparë, përgatitjet filluan të hënën nga ora 10:00 dhe do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, derisa ndeshja e parë e Kosovës është ndaj Islandës më 20 shkurt në Prishtinë, kurse më 23 shkurt, Dardanët janë mysafirë të Luksemburgut.


Atmosfera në ekipin e Kosovës ishte shumë e mirë dhe lojtarët do të japin 100 % nga vetja, si në stërvitje, ashtu edhe në parket për Kosovën.

Stërvitja e së hënës ishte e para për përzgjedhësin e ri të Kosovës, Christos Marmarinos.

“Kemi filluar mirë stërvitjet dhe do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë, pasi nuk kemi shumë kohë. Synimet janë të fitojmë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë. 17 Shkurti është ditë e rëndësishme për Kosovën. Është e rëndësishme që lojtarët që bartin fanellën e Kosovës të përfaqësojnë sa më mirë shtetin në garat ndërkombëtare”, deklaroi përzgjedhësi i Kosovës pas stërvitjes së parë.

Optimist në stërvitjen e parë ishte edhe Drilon Hajrizi.

“Hymë në këtë stërvitje pas angazhimeve me skuadrat gjatë Final 8. Besoj se do të angazhohemi maksimalisht. Kemi një ekip të mirë për të pasur sukses. Me punën që do të bëjmë shpresoj shumë se do të tregojmë lojëra të mira”, u shpreh Hajrizi.

Basketbollisti Erjon Kastrati foli gjithashtu pas stërvitjes së parë.

“Fillimisht dua të them se kam nderin dhe kënaqësinë që jam i ftuar në Kombëtaren e Kosovës. Stërvitja e parë ishte për tu njohur më shumë se si do të luajmë dhe në stërvitjet e ardhshme besoj se do të rritet intensiteti. Siç ka thënë trajneri duhet të mundohemi të fitojmë në çdo ndeshje. Do të japim më të mirën nga vetja jonë në këto ndeshje”, theksoi Kastrati.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori