“Unë nuk kam viktima nga Serbia”. Me këtë fjali, “analisti” Mentor Nazarku e amniston veten dhe secilin në Shqipëri që nuk i mbron interesat e Kosovës karshi Serbisë. Kaq e thjeshtë kjo për një njeri që ka kullotur sa ka mundur Kosovën, e që për përfitime meskine nuk e ka problem të “shndërrohet” shpejtë në nacionalist anti-serb. Ata të sojit të tij, që fatkeqësisht janë shumuar në epokën e triumfit të servilizmit dhe të injorancës, nuk kanë si të mos ta kujtojnë habinë e At Zef Pllumit, pra sesi është e mundur që “një popull kaq i vogël me pasë kaq shumë rrugaçë”!
Sivjet, në kategorinë e filmave dokumentarë, konkurrent për çmimin Oscar ishte edhe dokumentari “For Sama” (Për Samën). Filmi dokumenton tmerrin që ka përjetuar popullata civile e qytetit të Alepos në Siri – që nga viti 2011 kur nisin kryengritjet kundër regjimit kriminal të Bashar al-Assadit, e deri në dhjetor 2016 kur qyteti gërmadhë bie dhe shpresat për lirinë përmbyten.
Të gjitha këto xhirime i ka bërë Waad Al-Kateab (pseudonim i gazetares që njoftoi botën për atë se çfarë ndodhte në Alepo). Ish-studentja e Ekonomikut mundi të ikte nga qyteti që nuk ishte vendi i saj i lindjes. Por, vendosi të qëndrojë, të bëhet zë i popullatës së pambrojtur që kërkonte lirinë. Në këtë kauzë, lidhja me shokun dhe bashkëpunëtorin, humanistin Hamza Al-Kateab (mjek me profesion), do të shndërrohet në dashuri – në martesën nga e cila lind vajza Sama. Emri arab Sama në gjuhën shqipe do të thotë Qiell. Sepse, dëshira e shumicës së sirianëve ende është ta shohin qiellin pa frikë, pa aeroplanët që rrënojnë shtëpitë dhe shkatërrojnë jetët e civilëve të pafajshëm.
E, çfarë sheh njeriu në këtë dokumentar? Sheh një nga padrejtësitë më të mëdha të shekullit XXI. Ngjarja kryesisht shtjellohet rreth spitaleve të improvizuara. Skenat janë të tmerrshme, me plotë fëmijë të vdekur, me plotë zemra të thyera, për çka autorja e dokumentarit shprehet se ndonjëherë “lotojmë gjak”. Shkaktari më i madh i këtij tmerri është Rusia, aeroplanët dhe helmet e një shteti që mbijetesën e ka në krim, njëjtë si Serbia. Ky shtet vret pa mëshirë dhe shkatërron pa mëshirë edhe spitalet e, në fund, për qytetarët e mbetur, për ëndërrimtarët e fundit e jep veç një alternativë: largohuni ose do të vriteni!
Por, njeriu sheh edhe diçka tjetër në këtë dokumentar që thyen perceptimet e liga të shumicës së shqiptarëve “kozmopolitë” për botën islame: sakrificën dhe dashurinë për atdheun. Sheh një shoqëri të fortë që ia del të mbijetojë në rrënoja. Sheh një racë të bukur e përparimtare, siç është çifti Al-Kateab. Sheh kulturë, për çka ky dokumentar fiton në Kanë, në BAFTA dhe kandidohet për Oscar. Por, sheh edhe dhembje dhe një popull shumë të pafat që bie viktimë e interesave dhe neglizhencës së fuqive të mëdha.
E, kur i sheh njeriu të gjitha këto, a duhet folur si Nazarko që ta kujton thënien e poshtër “të urtë” popullore shqiptare: “Gjarpni që nuk m’ha, rrnoftë 100 vjet”?
Jo, mos rrnoftë po coftë. Sepse, asnjë fëmijë, si Sama, nuk duhet të rritet në shtet krimi. Askush nuk duhet të jetojë në shtet të pashpresë. Askush nuk duhet të jetojë me frikën. Askush nuk duhet të jetë i rrethuar me rrënoja e vdekje. Dhe, mbi të gjitha: asnjë prind nuk duhet me e pa vdekjen e fëmijës së vet!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Reportazh i vitit 1944: Në Tetovë, në një udhëtim në Kosovë

Mengjiqi sjell librin me 58 pjesë për piano, me motive të trashëgimisë etno-muzikore shqiptare

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker