LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mizrahi duhet të shkarkohet për shkak të shkeljes së Kushtetutës dhe rrezikimit të të ardhmes euro-atlantike

LSDM: Mizrahi duhet të shkarkohet për shkak të shkeljes së Kushtetutës dhe rrezikimit të të ardhmes euro-atlantike

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “ministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi duhet të shkarkohet për shkak të sjelljes së papërgjegjshme”.

“Mizrahi, kuadri i Nikolla Gruevskit dhe Hristijan Mickoskit me vetëdije dhe qëllimisht e shkel Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Prespës, me çka vendos në rrezik marrëdhëniet me fqinjët dhe procesin e euro-integrimeve”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sipas tyre, Mizrani në vend se të organizohet në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, Mizrahi si ministre vendosi të jap urdhra të dhëna nga Mickoski dhe Grueski.

“Mizrahi nisi të keqpërdor institucion për qëllime partiake, të shkelë Kushtetutën dhe t’i përmbush urdhrat e Mickoskit dhe Gruevskit. Dëmet e këtyre veprimeve anti-NATO dhe anti-BE mund të jenë të mëdha për qytetarët, për shtetin dhe për të ardhmen tonë euro-atlantike”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se nuk do të lejohet që me veprimet e Mzirahit të rrezikohet Marrëveshja e Prespës me çka dëmton anëtarësimin në NATO dhe BE dhe kjo duhet të ndalet.

“Për këtë shkak mbështesim propozimin e kryetarit të Qeverisë teknike, Oliver Spasovski për shkarkimin e ministres Rashela Mizrahi”, shprehen nga LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori