LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, më pak se 40% e shoferëve përdorin rripin e sigurisë, nisën fushata ‘Vendos rripin e sigurisë’

Maqedoni, më pak se 40% e shoferëve përdorin rripin e sigurisë, nisën fushata ‘Vendos rripin e sigurisë’

“Vendos rripin e sigurisë” është motoja e fushatës për siguri në komunikacion e që zbaton e Këshilli Republikan për Siguri të Komunikacionit Rrugor (KRSKRR).

Në fazën e parë fillestare, sipas KRSKRR, fushata përfshiu aktivitete edukative përmes mediave elektronike dhe mediave sociale. Në fazën e dytë të fushatës do të përfshihen më shumë aktivitete në terren si organizimi i ligjëratave edukative për nxënësit dhe studentët, kontrollet e përforcuara nga policia e komunikacionit, ngjarje edukative në hapësira publike si dhe aksione edukative për shpërndarjen e materialeve edukative, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Përdorimi i rripit të sigurisë është detyrim ligjor si për shoferët ashtu edhe për udhëtarët në pjesën e përparme. Shoferët dhe udhëtarët duhet të kuptojnë se përdorimi i rripit të sigurisë është për sigurinë e tyre dhe elementi kyç se si do të jenë pasojat nga aksidentet. Ligji parasheh dënime për shoferët dhe udhëtarët që nuk përdorin rripin e sigurisë, por nuk ka dënim më të madh nga pasojat e aksidenteve, në të cilat pjesëmarrësit në aksident nuk kanë përdorur rripin e sigurisë”, sqarojnë nga KRSKRR.

Ata thonë se sipas hulumtimeve, më pak se 40% e shoferëve nuk përdorin rripin e sigurisë.

“Kjo përqindje është më e vogël kur bëhet fjalë për bashkudhëtarët e pjesës së përparme. Numri i udhëtarëve që përdorin rripin e sigurisë është gati me zero”, thonë nga KRSKRR duke shtuar se se në vendet e Bashkimit Evropian, 90% e shoferëve përdorin rripin e sigurisë dhe se 60% e bashkudhëtarëve në pjesën e pasme përdorin rripin e sigurisë.

Hulumtimet tregojnë se në qytetet më të vogla më pak përdoret rripi i sigurisë në krahasim me Shkupin dhe se kur shoferët udhëtojnë në një destinacion të afërt më pak e përdorim rripin e sigurisë në krahasim me udhëtimet që realizohen në destinacion më të madh. Nga KRSKRR thonë se kjo duhet të ndryshojë.

Pesëdhjetë për qind e shoferëve të cilët kanë humbur jetën në rrugë, kanë vdekur për shkak se nuk ka përdorur rripin e sigurisë, përkatësisht hulumtimet e organizatave ndërkombëtare thonë se rripi i sigurisë zvogëlon rrezikun nga pasojat fatale në aksident për 50%./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori