LAJMI I FUNDIT:

Vertonghen pritet të largohet i lirë nga Tottenham, e ardhmja e belgut në Serie A

Vertonghen pritet të largohet i lirë nga Tottenham, e ardhmja e belgut në Serie A
Jan Vertonghen. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Jan Vertonghen është futur në vitin e fundit të kontratës me skuadrën angleze Tottenham Hotspur.

Qendërmbrojtësi belg ka kontratë me Spurs deri në qershor të këtij viti dhe në fund të sezonit mund të largohet si lojtar i lirë.


Agjenti i lojtarit Tom De Sul ka thënë se për klientin e tij ka shumë oferta, pasi që nuk ka marrëveshje me Spurs për zgjatjen e kontratës.

“Deri më tani ende nuk ka asnjë marrëveshje me Tottenhamin sa i përket një kontrate të re”.

Jan Vertonghen. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

“Jan është i lumtur me jetën në Londër dhe është shumë ambicioz”, ka deklaruar De Sul.

“Për lojtarin ka shumë interesime nga klube të mëdha, por momentalisht nuk dua të përmendi emra”, ka thënë agjenti i lojtarit.

Në anën tjetër mediat angleze kanë raportuar se Vertonghen nuk dëshiron të vazhdojë më me Spurs.

32-vjeçari pritet që karrierën ta vazhdoj në Serie A ku interesim kanë shfaqur tri skuadrat e mëdha, Roma, Inter dhe Juventus që synojnë ta marrin të lirë atë në verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori