LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohen raste të reja të coronavirusit në anijen lundruese, tashmë fokusi është te ajo

Regjistrohen raste të reja të coronavirusit në anijen lundruese, tashmë fokusi është te ajo

Anija lundruese Princess Diamond vazhdon të jetë fokusi kryesor i coronavirusit jashtë Kinës pas konfirmimit këtë të diel të gjashtë infeksioneve të reja që e çon numrin në 70 raste totale në anije, siç raportohet nga qeveria japoneze.

Anija, me 3.700 njerëz në bord, tani është në portin e Yokohama dhe është nën karantinë që nga e hëna e kaluar.


Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Sociale tha se ka ekzaminuar 336 persona të infektuar potencialisht dhe rezultatet e fundit treguan se edhe gjashtë persona të tjerë janë të infektuar, sipas bilancit të mbledhur nga agjensia zyrtare e lajmeve japoneze, Kyodo, transmeton Telegrafi.

“Vizitorët tanë dhe ekuipazhi në bordin e ‘Diamond Princess’ tani kanë vëmendjen e plotë të të gjithë organizatës sonë”, tha operatori i Princess Cruises, Jan Swartz, në një deklaratë të dhënë për NBC”. Me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë të Japonisë, anija ka marrë ilaçe shtesë që janë duke u klasifikuar dhe shpërndarë sipas përparësisë mjekësore dhe urgjencës”, shtoi ai.

Karantina në anije do të përfundojë më 19 shkurt “përveç nëse ka diçka të papritur”, dhe prej andej do të vazhdojë në zbarkimin në Japoni ku, duke numëruar ata që preken nga lundrimi, numri i përgjithshëm i rasteve të coronavirusit është tashmë 96. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori