LAJMI I FUNDIT:

“Barcelona ka nevojë për Neymarin kur Messi nuk është në ditën e tij më të mirë” – Rivaldo thotë se katalunasit duhet ta rikthejnë sa më parë bashkëkombësin e tij

“Barcelona ka nevojë për Neymarin kur Messi nuk është në ditën e tij më të mirë” – Rivaldo thotë se katalunasit duhet ta rikthejnë sa më parë bashkëkombësin e tij

Neymar JR u largua nga Barcelona në verën e vitit 2017 për tu transferuar tek Paris Saint Germain për 222 milionë euro (rekord botëror).

Por ylli brazilian gjithmonë ka shfaqur hapur dëshirën e tij për tu rikthyer në Camp Nou, pasi ishte penduar për largimin.


Edhe Barcelona e dëshironte rikthimin e brazilianit në Cam Nou, por në fund nuk u arrit marrëveshja e shumëpritur me PSG-në.

Tani është legjenda braziliane, Rivaldo i cili ditët e tij më të mira të karrierës i ka kaluar te Barcelona, që i ka thënë ish-klubit të tij ta rikthejnë Neymarin.

“Barcelona duhet të vazhdoj të tentojë rikthimin e Neymarit në verën e këtij viti”.

Neymar. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

“Ka kaluar një kohë që nga largimi i tij në drejtim të PSG-së dhe tani është koha për rikthimin e Neymarit”, tha Rivaldo.

Legjenda braziliane mendon se Neymar do të ishte lojtari ideal për Barcelonën që të bëjë ndryshimin kur Messi nuk është në ditën e tij më të mirë.

“Barcelona duhet të gjejë një lojtar që bënë ndryshimin kur Messi mungon ose nuk është në natën e tij më të mirë si në San Mames”.

“Klubi duhet të kërkojë një lojtarë që përshtatet me Messin ose e zëvendëson atë dhe askush si Neymar nuk do të mund ta bënte këtë gjë”, ka deklaruar Rivaldo.

Gjithsesi për afrimin e Neymarit ka folur së fundmi edhe drejtori i katalunasve Eric Abidal, duke thënë se rikthimi i brazilianit në Camp Nou nuk është i pamundur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori