LAJMI I FUNDIT:

Barcelona “dënohet” në minutat shtesë nga Bilbao, baskët kalojnë në gjysmëfinale të Copa del Rey

Barcelona “dënohet” në minutat shtesë nga Bilbao, baskët kalojnë në gjysmëfinale të Copa del Rey

Athletic Bilbao ka arritur të fitojë me rezultat minimal 1-0 ndaj Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për çerekfinale të Copa del Rey.

Klubi bask ka arritur të eliminojë Barcelonën dhe të kalojë tutje në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Barcelonës, por edhe të ashpër dhe me kartona, ndërsa asnjëra skuadër nuk arriti të gjej golin.

Rastet më të mira në këtë pjesë i patën Ansu Fati (5’, 8’), por pa pasur sukses, ndërsa Bilbao gjeti golin me Inaki Williams (10’), por u anulua si i parregullt.

Në pjesën e dytë, përsëri ishte Barcelona, e cila pati diçka më shumë nga loja, por ishin vetëm vendasit që shënuan.

Antione Griezmann (70’) e kishte rastin më të mirë për të shënuar, por goditja e tij nga afërsia u prit nga portieri i Bilbaos.

Deri në fund të ndeshjes, katalunasit provuan ende, por u befasuan në fund nga Bilbao, të cilët shënuan në shtesë me anë të Williams, i cili shënoi për 1-0 dhe vulosi fitores dhe kualifikimin tutje.

Vlen të theksohet se kualifikimin tutje e kanë siguruar edhe Mirandes, Granada dhe Real Sociedadi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori