LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet Elton Arifaj, pas bashkëpunimit të qytetarëve me policinë

Arrestohet Elton Arifaj, pas bashkëpunimit të qytetarëve me policinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit me qytetarët kanë arritur të arrestojnë personin e kërkuar për veprën penale “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge”.

“Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 06.12.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar ELTON (Arif ) ARIFAJ i lindur me 13.09.1985 në Pejë, i cili kërkohej për veprën penale “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge” dhe i njëjti ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej 1 viti e 50 ditë.

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të dënuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e tij dhe me datë 03.02.2020 rreth orës 17:00 është bërë lokalizimi i tij, i njëjti ndodhej në rrugën “ Mujë Krasniqi” në Prishtinë.


Njësitet Policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, menjëherë e kanë arrestuar të kërkuarin e lartcekur, së bashku me të kërkuarin është arrestuar edhe një person i dyshuar D.M. i lindur me 1994, për të njëjtën vepër penale, dhe pas arrestimit gjatë bastisjes në banesën në të cilën qëndronin të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar nga Njësiti i trafikimit me narkotik: 472.1 gram narkotik e llojit marihuantë, 1- peshore elektronike për peshim ne pesha të vogla, 1- mulli(grinder), 2- telefona mobil, 115.77 euro (njëqind e pesëmbëdhjetë e shtatëdhjetë e shtatë cent), disa qindra qese të vogla plasmasi për ambalazhim të substancës së dyshuar”, thuhet në njoftim.

Personi i dyshuar pas intervistimit ndalohet në ndalim Policor për tu intervistuar për një vepër tjetër penale të vitit 2017 si i dyshuar për “zjarrvënie” e pastaj do të dërgohet në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend me të sigurtë. Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama zbulon drejtuesit e rinj politikë të PS-së, befasi në Tiranë

Rama zbulon drejtuesit e rinj politikë të PS-së, befasi në Tiranë

Lajme
Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë

Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë

Lajme
Largimi i bllokadave nga pikat kufitare në veri, dështim i përpjekjeve destabilizuese të Serbisë

Largimi i bllokadave nga pikat kufitare në veri, dështim i përpjekjeve destabilizuese të Serbisë

Lajme
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Lajme
Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Lajme
Padia e MAPL-së ndaj Komunës së Graçanicës, gjykata shtyn ekzekutimin e rregullores për lejet e ndërtimit deri në vendimin final

Padia e MAPL-së ndaj Komunës së Graçanicës, gjykata shtyn ekzekutimin e rregullores për lejet e ndërtimit deri në vendimin final

Jehona Hulaj
Kalo në kategori