LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët në Kolumbi e kanë gjetur një nëndetëse me fibra xhami, që është shfrytëzuar për të transportuar kokainë

Ushtarët në Kolumbi e kanë gjetur një nëndetëse me fibra xhami, që është shfrytëzuar për të transportuar kokainë

Nëndetësja me fibra xhami që është gjetur nga ushtarët në Kolumbi, besohet se është shfrytëzuar për të transportuar kokainë, që në treg do të arrinte vlerën e mbi 100 milionë eurove.

Këtë nëndetëse të gjatë 17 metra, e gjetën të braktisur në një xhungël në Bajo Baudo, që ndodhet në kufi më Panamanë, transmeton Telegrafi.


Autoritetet mendojnë se lundra ishte e gatshme të ngarkohej dhe të fillojë lundrimin për në brigjet e Paqësorit, ndërsa nuk dihet pse është braktisur.

Sipas zyrtarëve të njësitit që e gjeti dhe e transportoi në barakën e tyre, për këtë nëndetëse janë shpenzuar rreth dy milionë euro, ndërsa ishte gati të vihej në funksion.

Gjatë kontrolleve të mëhershme, janë gjetur nëndetëse të ngjashme, që janë të lira për ndërtim, ndërsa praktike dhe diskrete për të realizuar transportet.

Lidhur me këtë nëndetëse që ka kapacitet të transportojë afro tre tonelatave kokainë, nuk është bërë ende asnjë arrest, ndërsa është shkatërruar në tërësi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori