Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, po marrin pjesë në takimin e projektit Rajonal të BE-së, për luftimin e krimeve të rënda në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë takim Ejupi theksoi se luftimi i të gjitha formave të krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe fuqizimi i bashkëpunimit ndërkombëtarë mbeten një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës.
“Kërcënimet e sigurisë kanë dimension ndër-kufitar dhe kërkohet reagim efikas në parandalimin dhe luftimin e këtyre kërcënimeve, prandaj kërkohet bashkëpunimi proaktiv, i rregullt dhe i shpejtë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtarë policor dhe bashkëpunimit juridik ndërkombëtar”, theksoi Ejupi.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, vuri në dukje bashkëpunimin e mirë që ka Policia e Kosovës me shtetet e rajonit si, Shqipërinë, Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi. Ai tha se për Policinë e Kosovës mos anëtarësimi në Interpol dhe Europol, vazhdon të mbetet pengesë e vazhdueshme për bashkëpunim ndërkombëtarë.
Sekretari Ejupi dhe drejtori Qalaj shprehën përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim dhe shkëmbimin e informatave me të gjitha shtetet pa dallim dhe kërkuan që shtetet e Ballkanit Perëndimor të kenë më shumë sinergji, sidomos në thellimin e bashkëpunimit për të zbatuar një agjendë të përbashkët të sigurisë, të bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë dhe mirëbesimit.
Në këtë konferencë, zyrtari policor i Policisë së Kosovës, Toger Ahmet Salihu, ka marrë çmimin për udhëheqjen e një hetimi në një operacion ndërkombëtar kundër trafikimit me narkotik.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur