LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon paraburgim për personin në shtëpinë e të cilit ndodhi shpërthimi ku u vra polici Sami Thaqi

Prokuroria kërkon paraburgim për personin në shtëpinë e të cilit ndodhi shpërthimi ku u vra polici Sami Thaqi

Prokuroria Themelore në Prizren, ka dhënë detaje rreth shpërthimit që ndodhi mbrëmë në Zhur të Prizrenit, ku mbeti i vrarë një polic dhe dy të tjerë u plagosën.

“Më datë 28 janar 2020, rreth orës 20:00 të mbrëmjes, gjatë një operacioni bastisjeje në shtëpinë e të dyshuarit I.B., nën dyshimin për dhunë në familje dhe posedim të substancave narkotike, në fshatin Zhur – Komuna e Prizrenit, ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë e këtij shpërthimi kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një fëmijë (nga familja e të dyshuarit). Si pasojë e lëndimeve zyrtari policor me inicialet S.Th., ka ndërruar jetë, ndërsa dy zyrtarët tjerë policor me inicialet A.M, dhe J.H., si dhe fëmiu gjenden të shtrirë në spital nën përkujdesje intensive mjekësore por jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


Heronjtë e vendit, këta janë 21 pjesëtarët e Policisë së Kosovës që humbën jetën në krye të detyrës
Lexo po ashtu Heronjtë e vendit, këta janë 21 pjesëtarët e Policisë së Kosovës që humbën jetën në krye të detyrës

Prokuroria ka shtuar se gjatë veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorisë, është arrestuar i dyshuari me inicialet I.B, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, me urdhër të prokurorit, i dyshuari I.B., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, kurse gjatë ditës pritet që në Gjykatën Themelore në Prizren për të njëjtin të parashtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prizren, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori