LAJMI I FUNDIT:

Heronjtë e vendit, këta janë 21 pjesëtarët e Policisë së Kosovës që humbën jetën në krye të detyrës

Heronjtë e vendit, këta janë 21 pjesëtarët e Policisë së Kosovës që humbën jetën në krye të detyrës
Foto: Ilustrim

Jo të gjithë janë të gatshëm të marrin detyra dhe obligime që kanë të bëjnë me mbrojtjen e vendit. Në mesin e këtyre e heronjve  janë vajzat, gratë, nënat, djemtë e burrat e Kosovës. Shumë prej tyre janë pjesë e Policisë së Kosovës të cilët kanë rënë gjatë kryerjes së detyrës.

Rasti i fundit i vrasjes së policit Sami Thaqi, çoi në 21 numrin e policëve që kanë vdekur në uniformën e Policisë së Kosovës.


Thaqi u vra mbrëmë gjatë një bastisje në Zhur të Prizenit, ku së bashku me të u plagosën lëndë edhe dy pjesëtarë të tjerë të policisë, pas një shpërthimi të një eksplozivi.

Vrasja e parë e një zyrtari të Policisë së Kosovës u shënuar 19 vite më parë.

Bëhet fjalë për Lazim Rexhepin i lindur më 26 prill 1964 në komunën e Kamenicës, i cili u vra më 11 shtator 2001, shkruan Telegrafi.

Dy vite më pas, në Kosovë u vranë edhe tre pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës. Danush Hasani nga Brodi i Ferizajt u vra më 21 gusht 2003. Po në këtë vit u vranë edhe Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj nga Deçani, të cilët u vranë në të njëjtën ditë më 24 nëntor 2003. I vrarë në këtë vit mbeti edhe Hajdar Ahmeti nga Gjakova.

Gjatë vitit 2004, Policia e Kosovës humbi tre zyrtar policor, Arsim Rrustolli, Driton Mehmeti nga Vushtrria si dhe Ilir Llapatinca nga Suhareka.

Në vitin 2006, u vra edhe një pjesëtar tjetër i Policisë së Kosovës. Ishte Abedin Mustafa nga Mitrovica i cili u vra më 19 shtator 2006. Një vit pas, më 03 janar 2007 u vra Avni Kasumi nga Skoqne e Vushtrrisë.

E vrasja e cila tronditi vendin ishte e pjesëtarit të Njësisë Speciale, Triumf Rizës nga fshati Stagovë e Kaçanikut. Ai më 30 gusht 2007 u qëllua prapa shpine nga Arben Berisha.

Katër vite pas vrasjes së Triumf Rizës, një zyrtare tjetër e policisë u shtua në listën e Policëve të Kosovës të cilët ranë në detyrë. Slavisa Milovanoviq ra në detyrë si pjesëtare e Policisë së Kosovës më 15 korrik të vitit 2011 në Mitrovicë, shkruan Telegrafi.

Po në këtë vit, 11 ditë pas vrasjes së Salvisa Milovanoviq, u vranë edhe dy pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës, Misin Krasniqi nga Drenasi dhe Enver Zymberi nga Vushtrria.

Zymberi, pjesëtar i Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës ishte vrarë më 25 korrik 2011 gjatë aksionit tëNjësive speciale për vënien e rendit dhe kushtetutshmërisë në veri të Kosovës. Ai është shpallur hero i Kosovës. Vdekjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk u ndalën as gjatë vitit 2014. Në këtë vit më 15 prill humbi jetën edhe Jahi Maliqi nga Kamenica. Një vit pas, vdekjen në krye të detyrës e gjetën edhe dy pjesëtarë të policisë.

Më 3 mars 2015 u vra Nebih Ramadani nga Graçkë e Ferizajt, e njëzet ditë më pas, më 23 mars 2015 u vra Shemsi Gashi nga Matiçani i Prishtinës. Për tri vite në Policinë e Kosovës nuk humbi jetën asnjë pjesëtarë i saj.

Mirëpo, gjatë vitit 2018 humbën jetën tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Përderisa kishin kryer një detyrë e cila u ishte caktuar, në të kthyer, dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga rajoni i Ferizajt, Armend Trena dhe Malsor Dashi, u aksidentuan në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit dhe ranë në ujërat e lumit Lepenc, më 28 prill 2018.

Izet Demaj është pjesëtari i fundit i Policisë së Kosovës i cili ra në detyrë. Demaj u vra më 27 dhjetor të vitit 2018, gjatë një grabitjeje të armatosur e cila ndodhi në Istog. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori