LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Bedri Hamza lexon komunikata, të cilave nuk u beson as vet

Abazi: Bedri Hamza lexon komunikata, të cilave nuk u beson as vet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të Grupit parlamentar i PDK-së, Bedri Hamza, i cili tha sot se LVV duhet të distancohet nga organizata terroriste ‘Syri i Popullit’, në të kundërtën legjitimon të gjitha aktivitetet e kësaj organizate.

Abazi, përmes një postimi në Facebook, tha se “më vjen keq për nivelin e ulët ku bie Bedri Hamza duke lexuar komunikata të cilave as vetë nuk iu beson”.

Postimi i plotë i Abazit:


“Partia e SHIK-ut dhe PRONTO Mafia e Kadri Veselit të akuzuar për vrasjet politike në Kosovë dhe me dëshmi nga Bllaca dhe të tjerët ish anëtarë të SHIK kanë filluar jetën opozitare me nervozizëm dhe shkrepje kot. Me vjen keq për nivelin e ulët ku bie Bedri Hamza duke lexuar komunikata të cilave as vetë nuk ju beson.

Ndoshta do të ishte me e shëndetshme sikur Bedri Hamza të përgjigjej se në dorë të kujt i kanë lënë fondet e BQK, Trustit Pensional dhe Fondin e Privatizimit”, ka shkruar Abazi, përcjell Telegrafi.

Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në një konferencë për media tha sot se lëvizja Vetëvendosje duhet të distancohet nga organizata terroriste ‘Syri i Popullit’, në të kundërtën legjitimon të gjitha aktivitetet e kësaj organizate.

Hamza: Heshtja e LVV për “Syrin e Popullit” e papranueshme, Konjufca të dorëhiqet nga posti i kryeparlamentarit
Lexo po ashtu Hamza: Heshtja e LVV për “Syrin e Popullit” e papranueshme, Konjufca të dorëhiqet nga posti i kryeparlamentarit

Hamza tha se akoma më alarmante është mosdeklarimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili sipas tij, është njëri nga ideologët e kësaj organizate. “Kryeparlamentari Glauk Konjufca duhet urgjentisht të jap dorëheqje që ta ruaj karakterin demokratik dhe ligjor të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Hamza. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori