Në Qendrën për trajnim të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Idrizovë sot u bë promovimi solemn i nëpunësve të rinj policorë – gjenerata 2024-2025.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë promovimit porositi se këtë vit MPB-ja bëhet më e pasur për 497 kolegë të rinj, ruajtës të ardhshëm të sigurisë së qytetarëve, “djem dhe vajza të Maqedonisë”.
“Profesioni policor nuk është vetëm zgjedhje, por është thirrje, premtim të cilin secili prej jush e pranon me qëllim që t’i ruajë të afë[rmit e vet, qytetarët e vet, atdheun e vet, të sigurt. Kolegë të ardhshëm të nderuar, mirëqenia dhe përparimi i një shoqërie bazohen në respektimin e ligjeve, të shtetit juridik, baza e të cili është funksionimi i suksesshëm i sistemit të sigurisë. Kjo do të thotë të krijojmë, ndërtojmë dhe të avancojmë një polici moderne, të pajisur, profesionale, por gjithsesi edhe polici të kënaqur, e cila detyrat dhe obligimet e veta do t’i kryejë në mënyrë maksimale ligjërisht, profesionalisht, me përgjegjësi dhe me transparencë në emër të qytetarëve, në emër të popullit të vet”, deklaroi Toshkovski.
Toshkovski, gjithashtu, porositi se po ndërtohen dhe do të ndërtohen stacione të reja policore, si dhe se planifikohet ripërtëritja e auto-parkut të ministrisë, uniforma të reja moderne dhe funksionale dhe avancim material dhe teknik i të gjitha njësive organizuese. Në avancimin e kushteve për punë, ai theksoi se, do të bëhet edhe përmes rritjes së rregullt të të ardhurave të të gjithë të punësuarve në MPB.
Ndihmës ministri i Qendrës për trajnim i MPB-së, Vllatko Mitkovski në fjalën e tij para 13 ekipeve të nëpunësve të rinj policorë, porositi se promovimi është shpërblim dhe tregues i punës së tyre.
“Kandidatë të respektuar, të jesh polic nuk është vetëm punë, është profesion i cili bartë përgjegjësi të madhe. Bashkëqytetarët tanë çdoherë do të shohin drejt jush, si për shkak të ruajtjes së sigurisë individuale, ashtu edhe për shkak të asaj kolektive. Duke e mbajtur uniformën policore, ju bëheni anëtarë të një familjeje të madhe policore. Këtu jeni jo vetëm për bashkëqytetarët tanë, por edhe për njeri-tjetrin”, porositi Mitkovski.
Gjatë promovimit u ndanë mirënjohje dhe lëvdata për kandidatët më të mirë policorë të gjeneratës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dosja “Partizani”, Berisha në SPAK: Ky institucion nuk do të ekzistojë, duhet të shuhet me çdo kusht

Abdixhiku uron pavarësinë: Veç një Kosovë kemi, dashuria për atdhe nuk mund të zhbëhet

Milloshoski: Do të ishte naive të bëjmë ndryshimet kushtetuese dhe të marrim edhe një premtim të parealizuar

“U hap kutia e Pandorës", eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

OVL-UÇK nga Prekazi: Kurti s’ka qenë bashkëpunues me veteranët

Skijatorët e Kodrës së Diellit urojnë në mënyrë të veçantë pavarësinë, shpalosin flamurin gjigant të Kosovës në pistë

Urimi i Osmanit për 17 shkurt: Kosova – e lirë, e pavarur, sovrane dhe e përjetshme!

Kosova shënon 17 vjet pavarësi, momente festive dhe nderim për historinë e shtetit

Zhduken tri vajza në Suharekë dhe Malishevë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

“E vënë në lojë banorin e ri” - vazhdon plani mes Gjestit dhe Eglit, gjuajnë me fjalë njëri-tjetrin kinse po zihen

“U hap kutia e Pandorës", eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Ish-miku i reagon DJ Gimbos për rastin e Gjestit me Diellzën: Ke qenë edhe ti prezent, nuk më keni lënë të ndërhyj

Komisioni i BE-së i gatshëm t’i jap Kosovës opinion për statusin e vendit kandidat

Çfarë ndodhi në Konferencën e Sigurisë në Mynih? Shtatë deklaratat që bënë bujë

Kurti e Rama "të relaksuar" gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih