eksperti-banner

Një rast është denoncuar dje në Polici nga H.D. 50 vjeçare nga fshati Çegran i Gostivarit.

Ajo ka raportuar në polici se më 19.06.2026 rreth orës 19:20, tre persona të panjohur me një veturë kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së saj dhe kanë marrë me dhunë vajzën e saj të mitur (15 vjeçe).


Sipas dëshmisë së nënës, ata e kanë futur adoleshenten me forcë në makinë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia po ndërmerr masa intensive për gjetjen e vajzës.