LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Heshtja e LVV për “Syrin e Popullit” e papranueshme, Konjufca të dorëhiqet nga posti i kryeparlamentarit

Hamza: Heshtja e LVV për “Syrin e Popullit” e papranueshme, Konjufca të dorëhiqet nga posti i kryeparlamentarit

Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në një konferencë për media tha sot se lëvizja Vetëvendosje duhet të distancohet nga organizata terroriste ‘Syri i Popullit’, në të kundërtën legjitimon të gjitha aktivitetet e kësaj organizate.

Hamza tha se akoma më alarmante është mosdeklarimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili sipas tij, është njëri nga ideologët e kësaj organizate.


Sipas Hamzës, ai ka detyrim moral dhe institucional për sqarim rreth implikimit të tij në këtë organizatë, kur dihet se ka afërsi familjare me njërin nga protagonistët e kësaj organizate, Sadri Ramabaja.

“…Kryeparlamentari Glauk Konjufca duhet urgjentisht të jap dorëheqje që ta ruaj karakterin demokratik dhe ligjor të Kuvendit të Kosovës”, tha ai, raporton Telegrafi.

Hamza më tej tha se kjo organizatë kishte për qëllim vrasjen e kundërshtarëve politik dhe aktivitetet e saj janë produkt i një fushate të gjatë dhe intensive të gjuhës së urrejtjes e linçimit publik.

“Kjo fushatë u përshkallëzua në akte të organizuara dhune që variuan nga sulmet me gurë, molotov, vezë, sprej e gaz lotsjellës e deri tek djegia e makinave personale të përfaqësuesve të partive kundërshtare, vendosja e bombave nëpër shtëpi private e gjuajtja me raketë e institucioneve më të rëndësishme të shtetit.  Kjo fushatë sistematike kulmoi me veprimtarinë e organizatës terroriste ‘Syri i Popullit’ e cila kishte përgatitur një plan mizor për të likuiduar kundërshtarët politik dhe figura publike që mendonin ndryshe prej tyre. Këtë plan filluan ta zbatonin me një tentativë për vrasje”, tha ai.

Shefi i GP-së të PDK-së tha se 20 vjet pas lufte Kosova nuk meriton të ketë në krye të institucioneve një politikan që ka lidhje politike e familjare me organizatën “Syri i Popullit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori